Leonidha Hristo dënohet nga GJKKO me 4 vjet burg, abuzoi me tenderat

14/04/2614:52

Shperndaje:

Leonidha Hristo dënohet me 4 vite burg për shpërdorim detyre, pas abuzimeve me tendera në Bashkinë Finiq

Ish-kryetari i Bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo, është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 4 vite burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me abuzime në procedurat e tenderave publikë.

 

Leonidha Hristo dënohet me 2 vite burg për shpërdorim detyre, pas abuzimeve me tendera në Bashkinë Finiq

 

Sipas vendimit të gjykatës, dëmi ekonomik i shkaktuar nga këto shkelje arrin në rreth 77 milionë lekë. Megjithatë, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, Hristo është dënuar përfundimisht me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

 

Hristo është hetuar në gjendje të lirë dhe, nëse vendimi konfirmohet edhe nga Apeli i GJKKO-së, ai do të duhet të vuajë dënimin me burg.

 

Nga ana tjetër, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për disa nga të akuzuarit e tjerë, konkretisht Florian Peri, Stavro Çavo, Lefteria Mekshi dhe Lefter Karajani, çështjet e të cilëve po hetohen tashmë nga Prokuroria e Sarandës.

 

Sipas hetimeve të SPAK, gjatë periudhës 2017–2019, Hristo në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Bashkisë Finiq ka zhvilluar procedura prokurimi në mënyrë fiktive dhe në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike. Organi hetues thekson se përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit të tenderave, si dhe vlerësimi i ofertave, është kryer kryesisht nga Florian Peri dhe Stavro Çavo, dhe jo nga strukturat zyrtare të ngarkuara me këto procedura.

 

Në dokumentacionin zyrtar, sipas SPAK, ish-kryetari Hristo ka deleguar përgjegjësinë tek persona të tjerë, të cilët kanë firmosur dokumente të përgatitura paraprakisht nga zyrtarë të bashkisë, shpesh edhe pas përfundimit të procedurave.

 

Kujtojmë se Saranda Web ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit tenderat me “flamur të kuq” të zhvilluar në Bashkinë Finiq gjatë drejtimit të Leonidha Hristos.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës
U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”
Prokuroria kërkon masat për 20 të arrestuarit si shpërndarës në Shëtitoren e Sarandës dhe Ksamil
Lirohen sot nga qelitë e paraburgimit 13 doganierët grekë të Mavromatit
Restorant “NERTILI” në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Kuzhinier/e
Arben Ahmetaj: Po përgatitet të rrëmbehet dhe grabitet Delvina

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.