Moti i keq vështirëson gjetjen e peshkatarit të zhdukur në Butrint

24/03/1618:01

Shperndaje:


kerkimet butrintPërfundojnë pa rezultat edhe kërkimet e ditës së tretë në Liqenin e Butrintit. Forcat e Reneas, por edhe familjarë dhe miqtë e familjes Shahini ka vijuar kërkimet gjatë gjithë ditës së sotme për peshkatarin e zhdukur në Liqenin e Butrintit. Por me rënien e errësirës kërkimet për ditën e sotme janë ndërprerë, për të rifilluar përsëri nesër në mëngjes.
Policia e Sarandës nga ana e sajë,  kërkon mirëkuptimin e familjarëve të viktimës,  duke i garantuar se kërkimet do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë deri në gjetjen dhe nxjerrjen e tyre nga uji.
Eduart Shahini, 48 vjeç nga Ksamili, ishte duke peshkuar së bashku me të birin Santiago, kur varka e tyre u fundos në Liqenin e Butrintit, pasi mori ujë si pasojë e dallgëve. Duke qenë se largësia nga bregu ishte e konsiderueshme dhe kushtet e motit ishin të këqija, Eduarti nuk mundi të dilte në breg.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog
Pizza SAVOS në Sarandë kërkon të punësojë Picier. Punësim vjetor
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.