MONUMENTE TË GËRMIMEVE ARKEOLOGJIKE NË SARANDË

31/08/2118:35

Shperndaje:

uke qenë se Shqipëria është vend i një kulture të lashtë, trualli i saj ruan një numër të madh monumentesh historike, të cilat dalin në sipërfaqe në formën e rrënojave, për të na treguar thesaret e vyera të popullit tonë.

Sipas historianëve dhe gjeografëve të lashtë, nëpër veprat e tyre, flitej për udhëtimet nëpër Iliri, e gjithashtu kanë rënë në sy edhe vrojtimet e tyre për qytetin e Sarandës.

Sipas tyre, emri i këtij qyteti të lashtë ishte Onhezmi. Në territorin e këtij vendi, janë gjetur objekte të shumta arkeologjike, ku më tepër mbizotërojnë ato të kohës antike, të cilat janë gjetur pas periudhës së clirimit të Shqipërisë. Disa prej këtyre objekteve me vlerë historike janë:

Sopata bronxi

Gjatë punimeve që u bënë në sheshin para Bibliotekës së qytetit, u gjet një sopatë bronxi me dy tehe, e cila mendohet të ketë qenë e ngjashme me sopatat e Kretës. Ky objekt ruhet sot në formë të mirë dhe gjendet në Muzeun e Butrintit.

Fragmente arkitektonike;

Në kishën e Shën Harallambit, janë gjetur kapitele korintike prej mermeri, njëra prej të cilave ruhet sot në Muzeun e Butrintit.

-Varre

Në truallin e Sarandës janë gjetur varre të periudhave të ndryshme. Në kohën e Luftës së Parë Botërore janë zbuluar toka varresh dhe në to, enë të vogla prej balte, të cilat s’kanë arritur të vijnë deri tek ne sot. Gjithashtu kohë më vonë, në rrëzën e malit Vranisht, u zbuluan varre, të cilat kishin trajtën e një catie prej tjegullash të periudhës romake. Gjatë hapjes së themeleve për godinat e PTT, u gjendën dy varre, të vendosura pranë njëra tjetrës, të formuara me gur gëlqeror dhe pranë tyre, përvec skeleteve, u gjetën edhe katër lotore qelqi dhe dy monedha bronxi perandorake të shekullit të parë para erës sonë.

Skulptura

Në shtëpinë e një qytetari është gjendur një skulpturë e një portreti të një gruaje, e gdhendur në gurë gëlqeror të bardhë, ku dallohen mirë tiparet e fytyrës së saj. Portreti është 20 cm i lartë, ku dallohen sytë, pjesa e prapme e kokës e mbuluar me shami dhe balli i lartë i mbuluar me baluke.Të gjitha këto objekte të zbuluara nga gërmimet arkeologjike, janë vetëm pak prej shumë e shumë të tjerave, të cilat sot nuk kanë mundur të arrijnë formën e tyre të dikurshme, por gjithsesi vlera e tyre mbetet e madhe për të dëshmuar trashëgiminë historiko-kulturore të këtij vendi…


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë
Irakli Davella, 46-vjeçari nga Saranda që u ekzekutua sot në Athinë
Banesa e një të moshuare në Sarandë përfshihet nga flakët, nxirret nga fqinjët – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.