Ministrja e Arsimit: Fëmijët me aftësi ndryshe në fokus të veçantë, do t’i mbështesim në çdo aspekt

29/09/2014:48

Shperndaje:


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  Evis Kushi ka vizituar “Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë”, me fëmijët e të cilit kanë ndarë momente të ngrohta, si dhe janë njohur njëkohësisht me organizimin për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe respektimin e çdo mase anti-COVID.

Ministrja Kushi nënvizon se “Plot 73 nxënës në total gëzojnë përkujdesje maksimale nga stafi i përkushtuar dhe përveç akomodimit dhe shërbimeve ditore pranë institutit kanë kushte të favorshme për shërbimin mjekësor, dentar, psikologjik dhe atë logopedik”.

Ajo njëkohësisht shprehet mbi kurrikulën e programit të shkollës dhe lëndët që kanë në fokus zhvillimin personal e profesional:

“Kurrikulës së programit të shkollës, e cila bazohet në atë të arsimit 9-vjeçar të përgjithshëm, i është shtuar vjet edhe gjuha e shenjave shqipe duke përmirësuar kështu procesin e mësimdhënies dhe orientimin drejt edukimit dygjuhësh: në gjuhën e shenjave dhe në gjuhën e shkruar shqipe. Njëkohësisht, pranë institutit zhvillohen lëndë speciale për zhvillimin personal; lëndë profesionale si rrobaqepsia, këpucaria apo zdrukthtaria; sikurse ditë për ditë nxënësit zhvillojnë orë të shumta të edukimit sportiv dhe fizik”.

Në fund, Ministrja Evis Kushi cilëson se falë politikave të gjithëpërfshirjes të MASR, do të bëhet gjithmonë çka është e mundur që fëmijët me aftësi ndryshe të jenë në fokus të veçantë dhe të mbështeten në çdo aspekt.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi
Sarandë – 71-vjeçari shpallet në kërkim pas akuzave nga një 19-vjeçare për ngacmim seksual

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.