Ministria e Shëndetësisë: 123 raste të reja me Covid-19, 4 prej tyre në Sarandë. 5 viktima në 24 orë

04/09/2014:58

Shperndaje:


Në bilancin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 123 qytetarë, teksa fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 pacientë.
Ky bilanc ka ardhur si rezultat i 857 testimeve të kryera në spitalet shtetërore dhe ato provate të licensuara.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec dhe Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e. Punësim gjithëvjetor

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.