Mesazh me tritol biznesmenit që po ndërton hotelin, asnjë njoftim nga policia

11/11/2018:01

Shperndaje:


Një biznesmen me inicialet V.M., ka marrë një mesazh me anë të një sasie të konsiderueshme tritoli. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dhërmi, pikërisht aty ku biznesmeni po ndërton një hotel.
Gazetari i Report Tv Elton Qyno shkruan se ky mesazh dyshohet të jetë bërë nga konkurentë të biznesmenit, dhe që operon në të njëjtën zonë. ‘Konkurenti’ në fjalë ka dërguar disa persona që kanë përdorur një automjet të llojit ‘Ford Focus’ për të vënë lëndën plasëse në hyrje të hotelit që është në ndërtim e sipër në Dhërmi.

Autorët, pasi e kanë kryer porosinë, janë larguar që aty, janë djegur mjetin dhe janë zhdukur pa gjurmë. Makina me targa ‘AA 428 DS’ u gjet e djegur buzë rrugës Dhërmi-Lilias, mesnatën e kaluar.

Mjeti është i vjedhur dhe target gjithashtu, që rezultojnë se janë marrë në Durrës. Për shkak të djegies, makinës nuk i është identifikuar plotësisht numri i shasisë, pasi ishte e mbuluar me plastikë të djegur. Pritet larja e kësaj pjesë me qëllim zbulimin e numrit të shasisë së mjetit. Në afërsi të makinës, në momentin kur ka shkuar policia dhe zjarrfikëset nga Himara, nuk ka pasur asnjë person dhe mjeti ishte braktisur totalisht.

Nga ana e policisë së Vlorës, nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Saranda mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Valleve, kultura nga 5 vende në Shëtitoren buzë detit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim
Digital City Sarandë kërkon Motorist, Llogaritare dhe Call Center
Protesta e pronarëve të mjeteve ujore në Ksamil ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë
Restorant & Pizzeri Il Pomodoro në Sarandë kërkon staf për sezonin
Mbledhje e Këshillit Bashkiak Sarandë, në fokus sezoni turistik, siguria publike dhe çmimet për zonat bregdetare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.