Mesazh i kandidates së Nisma Thurrje Anduela Ismaili


.
Unë jam Anduela Ismaili, vajzë sarandjote e shkolluar për Drejtësi në Universitetin e Trentos, Itali. Në gjak kam kulturën e punës dhe ambicien për t’u rritur si njeri dhe si profesioniste. Këto vlera të marra në familjen time dhe shoqërinë e Sarandës, kanë qenë udhërrëfyese të miat në 16 vitet e jetuara midis Italisë dhe Anglisë.
Në karierën time kam menaxhuar projekte zhvillimi dhe teknologjike për kompani serioze si Google dhe Oracle. Kam punuar në epiqendrën e financës City of London dhe kam qenë konsulente biznesi e disa kompanive në Mbretërinë e Bashkuar.

Sot ndiej peshën e padrejtësisë që i bëhet çdo shqiptari. Të mirat tona publike plaçkiten ose merren peng nga një grusht njerëzish të paskrupullt e të pangopur. Meritojmë më mirë!
Mirëmenaxhimi i resurseve në shërbim të qytetarëve do të sjellë rritjen e standardit të jetesës për të gjithë.

Si sipërmarrëse kam investuar suksesshëm të ardhurat e mia prej mëse një dekade. Me të njëjtin përkushtim dua ti shërbejë të mirës kombëtare shqiptare.

Dëshiroj të përfaqësoj Sarandën në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e Nismës Thurje, forca me energjinë më të re politike, e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Votoni për partitë e vogla: është shansi ynë i vetëm për të përmbysur pengmarrësit e këtij vendi.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë