Merrte makina me qira dhe i shiste për skrap, Policia prangos 34-vjeçarin

Merrte automjete me qira ditore dhe mashtronte për kthimin e tyre, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, nisur nga denoncimet e marra nga disa pronarë të subjekteve për dhënien e automjeteve me qira, për një shtetas që nuk kthente automjetet që merrte në këto subjekte, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. K., 34 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Policia ka rezultuar se shtetasi D. K. merrte në mënyrë të vazhdueshme, automjete me qira ditore, në subjekte që ofrojnë këtë shërbim, në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, dhe mashtronte për kthimin e tyre sipas marrëveshjes. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i merrte automjetet me qira ditore, me qëllim që t’i shiste në pika skrapi.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.