Ndjekje si në filma në rrugët e Janinës, shqiptari kapet me makinën mbushur me kanabis

Ndjekje si në filma në rrugët e Janinës, shqiptari kapet me makinën mbushur me kanabis. Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke në zonën e Janinës. Sipas mediave greke dhe njoftimit zyrtar të autoriteteve, në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, ndaj të cilit janë ngritur akuza për trafikim droge, drejtim të rrezikshëm të automjetit, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për të huajt.

 

Ndjekje si në filma në rrugët e Janinës, shqiptari kapet me makinën mbushur me kanabis. Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke në zonën e Janinës.

 

 

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve pranë Drejtorisë së Hetimit dhe Zbardhjes së Krimeve në Janinë, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e hyrjes së lëndëve narkotike në territorin grek.

 

Sipas informacioneve, policia greke identifikoi një automjet me targa shqiptare në një zonë të Janinës dhe tentoi ta ndalonte për kontroll. Drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua me shpejtësi të lartë, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke lëvizur disa herë në korsinë e kundërt të qarkullimit.

 

Pas ndjekjes nga forcat policore, automjeti u neutralizua pak më vonë dhe drejtuesi shqiptar u arrestua. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 28 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 167 kilogramë e 200 gramë.

 

Autoritetet greke bënë me dije gjithashtu se automjeti, i cili u sekuestrua, kishte targa të falsifikuara, ndërsa i arrestuari nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për hyrje dhe qëndrim të ligjshëm në Greqi.

 

I ndaluari pritet të dalë përpara Prokurorisë së Shkallës së Parë në Janinë për veprime të mëtejshme procedurale. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.