Merret në mbrojtje vajza e dhunuar. Daja dhe tezja kërkojnë ta strehojnë
Disa minuta pas transmetimit të investigimit të “Fiks Fare”, ku u faktua me zë dhe figurë dhuna çnjerëzore ndaj të miturës, institucionet reaguan menjëherë. Policia mori në pyetje njerkun dhe më pas shoqëroi nënën 41-vjeçare. Oficerët e Policisë Gjyqësore morën videon e dhunës dhe më pas dëshminë e vajzës.
“Fiks Fare” u interesua gjatë gjithë kohës për sigurinë dhe akomodimin e dy fëmijëve, duke mbajtur kontakte me Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Alma Tandili, kryetare e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve tha për gazetarët e “Fiks Fare” se gruaja është arrestuar menjëherë nga policia, pasi “videoja e dhunës ishte tepër e rëndë”. Sipas saj, familja ka qenë problematike, ndërkohë që vajza e dhunuar është pyetur në polici në prezentë të psikologëve. “Vajza është asistuar gjatë gjithë kohës nga psikologët e agjencisë” tha Tandili, ndërkohë që pohoi se mbrëmjen e së hënës vajza është strehuar në një qendër për fëmijët, duke mos dhënë adresën e saktë për shkak të sigurisë së të miturës.
Fiksi e pyeti për akomodimin e përhershëm të 13-vjeçares, ndërsa Tandili pohoi se ligji parashikon se fillimisht pyetet fëmija dhe më pas vendoset. “Deri tani, daja dhe tezja kanë kërkuar të strehojnë vajzën. Në do të verifikojmë kushtet sociale dhe ekonomike të dy familjeve dhe më pas do vendosim se ku do të akomodohet. Do të monitorojmë gjithçka” thotë Tandili.
Ndërkohë, në lidhje me dosjen ndaj nënës 41-vjeçare, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës tha se, krahas policisë dhe prokurorisë, punonjësit e saj do të bëjnë kërkesë në gjykatë në lidhje me kujdestarinë e vajzës 13-vjeçare. “Kërkesa për kujdestarinë do të depozitohet njëkohësisht me kërkesën për masë sigurimi brenda 72 orëve nga ndalimi” tha ajo. Më pas, është gjykata e cila do të vendosë nëse do e miratojë apo jo. Gjithsesi, Tandili theksoi se, nëse vajza kërkon të takojë nënën dhe të krijojnë raporte, atëherë ajo do të lejohet dhe nëna të pranojë gabimin që ka bërë.
“Fiks Fare” bisedoi edhe me psikologen Denada Toçe, e cila tha se ngjarje të tilla ndodhin pasi janë pasojë e shoqërisë. Sipas saj, kushtet sociale dhe ekonomike, por edhe e kaluara e nënës, mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje. Psikologia tha se më e mira për vajzën është strehimi te familjarët, pasi kjo do të mundësonte edhe rehabilitimin e saj.
Top Channel
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
22/01/2014:42
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
22/01/2014:42
Lavazh në Ksamil kërkon të punësojë lavazhier me eksperiencë
22/01/2014:42
Deutschcolor Sarande kërkon të punësojë shofer për transport
22/01/2014:42
Hekuran Halili vlerësohet me Çmimin e Parë në “Nuovi Occhi sul Mugello”
22/01/2014:42
Policia gjunjëzon dhe prangos polakun në Sarandë – VIDEO
22/01/2014:42
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Illyrian Boutique Hotel
22/01/2014:42
AUTO RIZAI – Pjesë këmbimi për automjete në Sarandë
22/01/2014:42
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
22/01/2014:42
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
22/01/2014:42
Rezervime
Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
22/01/2014:42
Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
22/01/2014:42
Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
22/01/2014:42
Vila Alvin, Apartament 1+1
22/01/2014:42
Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
22/01/2014:42
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
22/01/2014:42
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
22/01/2014:42
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
22/01/2014:42
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
22/01/2014:42
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
22/01/2014:42