MEGA: NUK PAJTOHEMI ME LOJRAT MIKROPOLITIKE NË KURRIZ TË MINORITETIT ETNIK GREK


Nisur nga disa referime qe jane bere diten e sotme  ne nje mbledhje te zgjeruar te PS me pjesemarje nga dy qarqet e jugut, ate te Vlores dhe Gjirokastres dhe duke qene  se pati qendrime qe kane lidhje me situaten politike ne zonat e minoretitit grek, shprehim nepermjet kesaj deklarate shqetesimin tone dhe njekohesisht  distancohemi nga konflikti bosh politik ndermjet deputetit te PS z. Koço.Kokëdhima dhe kryetarit te PBDNJ z.Vangjel Dule.

Partia MEGA fillimisht  qarteson qendrimin dhe filozofine e saj  politike ,e cila ka ne themel perpjekjet per te ndertuar nje shoqeri demokratike ,europiane dhe mbrojtjen e te drejtave te Minoritetit Etnik Grek ,duke ju referuar ligjeve dhe konventave qe i sanksionojne ato.

Njekohesisht shprehim qendrimin tone te palekundur se Partia MEGA ,korrekte ndaj misionit per te cilin eshte formuar, nuk eshte bere dhe nuk do te behet satelit i asnje force tjeter politike ,por do te vazhdoje te shprehet qartesisht ,pa komplekse dhe me nje strategji qe ne themel ka permbushjen e te drejtave dhe lirive themelore te Minoritetit Etnik Grek ne Shqiperi.

Deklarata te tilla sipas te cilave mohohet ekzistenca e minoritetit grek ne Himare , nuk kane asnje lidhje me realitetin, ofendojne minoritetin grek dhe kerkojne qe per interesa te ngushta politike te prishin ekualibrat e bashkejeteses ndermjet dy popujve tane.

Arsyeja e bashkepunimit ne zgjedhjet e vitit te kaluar ndermjet partise MEGA dhe PS ne nivel lokal nuk ka qene thjesht  qe te tresim partine e Dules ,por t’i ofrojme popullsise me kombësi greke nje filozofi te re te qeverisjes si dhe ndertimin e nje strategjie te re zhvillimi dhe zgjidhjes se problemeve te akumuluara shumevjecare.

Le te zgjidhim problemet e vjedhjes se pronave me dokumenta te fallcifikuara, le te çojme mesues neper shkollat minoritare qe edhe femijet te mesojne ne gjuhen e tyre amtare, le t’i pajisim banoret me certifikatat e pronesise ,le tu krijojme banoreve kushtet minimale per te jetuar duke investuar ne infrastrukture ,uje e energji elektrike , le tu krijojme atyre siguri e dinjitet .

Kjo ka qene dhe do jete motoja dhe frymezimi yne dhe nuk do pajtohemi asnjehere me ata qe kerkojne te bejne lojera mikropolitike ne kuriz te popullit te minoritetit.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Lexoni më shumë
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë