Me urdhër të Lulzim Bashës: Ndërrohet brava e derës së zyrës në PD Sarandë

15/12/2112:01

Shperndaje:

Ashtu siç ka ndodhur edhe në shumë zyra brenda selisë së Partisë Demokratike dhe shumë degëve të PD nëpër rrethe, edhe në Sarandë brava e derës së zyrës së Partisë Demokratike është ndërruar.

Ndërrimi i bravës është konstatuar nga drejtues të Degës së PD Sarandë, të cilët kanë dashur të hyjnë në këtë zyrë, por janë përballur me veprimin absurd.

Ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe kush është personi i ngarkuar nga Lulzim Basha për mbajtjen e celësit të zyrës së PD Sarandë. por demokratët dyshojnë se kjo përgjegjësi mund t`i jetë besuar Vesel Kociut, i emëruari i Lulzim Bashës si drejtues i degës dhe për të cilin përflitet se Basha i ka premtuar ta bëjë edhe kryetar të Njësisë Administrative Ksamil, pas bashkëqerisjes me Ramën.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Sofokli Thoma: Beteja për pronat e Nivicës, as pushtuesit nuk na e morën dot
Dino Didani publikon vëllimin poetik “Lulet e Dimrit”
Erdeti Boutique Hotel kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Roje
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.