Më mirë shkencëtar apo shezllonguer – Kjo është dilema! Nga Zija Lika

09/07/2219:18

Shperndaje:

Secili nga shkencëtarët e kohëve moderne, fitues të çmimit nobel në fushat përkatëse, si rezultat i një pune kërkimore shkencore prej disa dhjetëra vitesh apo përgjatë gjithë jetës, i ka sjellë mbarë njerëzimit botëror përfitime kolosale të pakufizuara në kohë, prej qindra miliardë apo bilonë dollar dhe ka marrë si shpërblim fnanciar një shumë qesharake simbolike deri në 1 milion dollarë.

Mesatarisht këtë shumë çuditërisht e përfton çdonjëri prej shozllenguerëve kryesorë shqiptarë (madje edhe ata me zero arsimim), përgjatë çdo sezoni turistik veror, thjesht duke shfrytëzar pronën publike të vijës bregdetare, pa derdhur asnjë pikë djerse në këtë llojë pseudobznesi rrjepës ndaj qytetarëve, madje edhe duke u argëtuar për vete dhe masakruar legjislacionin fiskal e më tej.

Jo më kot shumë prej qytetarëve të ndershëm këtë lloj veprimtarie private që dëmton ekstremisht interesin publik me tarifa pagesash “therëse” dhe nivel shumë të lartë evazioni fiskal pothuajse në krejt vijën bregdetare shqiptare nga Velipoja në Ksamil (ndonëse pronë publike), e krahasojnë me pseudobizneset e mirëfillta ekonomike kontrabandeske, të cilat shteti vetëm i licenson por që pothuajse nuk ushtron asnjëlloj kontolli, lidhur me respektimin e kushteve përkatëse kontraktore.

Janë jo të pakta rastet tipike të shkeljes flagrante të legjislacionit në fuqi, ku subjekte të ndryshme me ststusin e personit fizik, ndërsa marrin lejen (të drejtën) përkatëse nga Ministria e Turizmit për menaxhimin privat të një plazhi tē caktuar, nga ana tjetër në mënyrë krejt të palejueshme ligjërisht ja shesin këtë të drejtë (kundrejt një çmimi shumë të lartë) një personi tjetër të pa verifikuar paraprakisht nga organet kompetente shtetërore se i plotëson apo jo kriteret përkatëse ligjore.

Kjo praktikë jo ligjore do të ishte e ngjashme me rastin, nëse një kirurg, stomatolog, farmacist, kardiolog e tjera privat i liçencuar do t’ia shiste këtë drejtë të ushtrimit të profesionit të tij (përkundrejt një pagese të caktuar), kasapit, çobanit të bagëtiive, apo llamarinistit.

Natyrisht që në këto lloj rastesh qeramarrësi (mbajtësi jo i ligjshëm i mbajtësit të së drejtës të menaxhimit privat të plazhit), do të aplikojë ndaj qytetarëve tarifa “vare” pagesash edhe më të kripura.

Në të gjitha ato raste kur këto shitje të drejtash, realizohen përmes kontratave përkatëse noteriale (pasi disa prej tyre thuhet se bëhen edhe të fshehta në mirëbesim), të karakteti “qeradhënie objektesh” e tjera, noterët që e kanë kryer këtë gjë , duhet të përgjigjen ligjërisht, deri në heqjen e lejes së ushtrimit të këtij profesioni të lirë privat, ndërsa subjektit përkatës që e shet këtë të drejtë (të menaxhimit privat të plazhit) të fituar më parë nga ana e tij prej Ministrisë së Turizmit, përveç gjobave, penaliteteve të parashikuara në legjislacion, duhet t’i hiqet në mënyrë të menjëhershme kjo e drejtë, duke ndëshkuar ligjërisht nē këtë mënyrë edhe qeramarrësin e tij.

Shembujt shqiptarë të këtij karakteri të tranzicionit ekonomik të 30 vjeçarit të fundit jo vetëm që vërtetojnë sloganin: “Punojnë qorrat dhe superpasurohen e mbretërojnë horrat”, por nga ana tjetër, janë një eksploziv i vërtet i shkatërrimit të teorive shkencore ekonomike (të famshme dhe suksesshme botërore), mbi funksionimin e ekonomisë së lirë të tregut në të gjitha vendet demokratike


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

BURGER KING® Sarandë kërkon STAF RESTORANTI / Punonjës në Kuzhinë
Deputeti Niko Kuri: Zgjedhjet për kryetarin e MEGA do të zhvillohen më 23 Nëntor
MEGA reagon pas zhvillimeve të fundit: Të respektohet statuti, s’ka zgjedhje në 23 Nëntor
Bashkia Sarandë gënjen jo vetëm qytetarët, por edhe këshilltarët – VIDEO
BURGER KING kërkon të punësojë Asistent Menaxher  dhe Pergjegjës Turni
Greqi plan masash për të mbështetur të rinjtë dhe të papunët

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.