Me kamerdare drejt Korfuzit/ Historia e 31-vjeçarit dhe dënimi nga regjimi

Ëndrra e shqiptarëve për t’u larguar nga Shqipëria i detyronte ata të përdornin çdo lloj mjeti të mundshëm që mund të gjenin. Një aventurë të pazakontë ndërmori edhe 31-vjeçari nga Himara Aleks Bala, i cili mendoi një ditë feste si data 29.11.1988, si çastin më të përshtatshëm për t’u larguar nga deti.

Ai u nis nga gjiri i Llamanit, me mjetin lundrues në drejtim të Korfuzit, por u pikas nga forcat e kufirit kur ishte 1.3 milje larg. Megjithëse iu bë thirrje, u tregua i vendosur të vijonte lundrimin. U akuzua në bazë të neneve 47/gj, 31/1, 25 të Kodit Penal. Në arsyetimin e vendimit thuhej:

“Nga hetimi gjyqësor doli e provuar se i pandehuri Aleks Bala, qysh në vitin 1987, ka pas siguruar një kamerdare zetori të cilën e ka mbajtur të fshehur në banesën e tij. Më vonë, për punimin e mendimit të tij kriminal ka përgatitur dhe një copë dërrase në formën e bazamentit të një barke dhe pasi ka marrë të gjitha masat e nevojshme për formimin e një varke të thjeshtë të gomuar, ka vendosur të realizojë arratisjen jashtë shtetit me anën e detit për në Greqi”.

U theksua se rrezikshmëria e tij prekte “marrëdhënien shoqërore të një rëndësie të veçantë”, “për mbrojtjen e shtetit të diktaturës së proletariatit, të pavarësisë kombëtare, fuqinë mbrojtëse dhe sigurimin e jashtëm të Republikës sonë”. U quajt i pandehur me “rrezikshmëri të madhe shoqërore”.

Në pretencën e tij prokurori, u tregua tejet i ashpër. Midis të tjerash deklaroi në këtë proces:

“Partia dhe shoku Enver vazhdimisht kanë treguar një kujdes të veçantë për edukimin e rinisë për të patur kurdoherë një rini të pastër moralisht e të brumosur me ideologjinë marksiste-leniniste. Por s’duhet të harrojmë na mëson partia se rinia ka qenë dhe mbetet gjithnjë objekti i veprimtarisë së të gjithë armiqve.

Armiqtë e brendshëm e të jashtëm bashkërendojnë veprimtarinë e tyre me anë të presionit të ideologjisë borgjezo-revizioniste, të helmatisin ndërgjegjen e rinisë.

Pre e këtij presioni të ideologjisë borgjeze e revizioniste është bërë dhe i pandehuri Aleks Bala, i cili është karakterizuar në punë e shoqëri me sjellje e veprime që i kundërvihen moralit tonë komunist.

I pandehuri dhe pse ka kryer dhe më parë vepër penale dhe ishte duke kryer vuajtjen e dënimit, iu dha mundësia nga organet e drejtësisë të reflektonte dhe të riedukohej në gjirin e shoqërisë, të mos izolohej nga shoqëria e familja. Këtë ndihmesë, i pandehuri nuk e vlerësoi, por qëndroi konsekuent në rrugën e tij armiqësore i vendosur për ta realizuar”.

Gjykata Popullore e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.231, datë 5.12.1988, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 16 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtës zgjedhore prej 5 vjetësh. Kamerdarja e zetorit dhe puntoja iu dorëzuan NPA Vlorë. Aleksi u lirua më 6.2.1991 si pasojë e ndryshimeve demokratike që ndodhën./Kujto.al

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.