“Më jepni 2 milion lekë se binda prokuror dhe gjyqtar të lirohen 2 trojanët” – Prangoset nga Policia

14/05/2215:33

Shperndaje:

“Më jepni 2 milion lekë se binda prokurorin dhe gjyqtarin të lirohen 2 trojanët” – Prangoset nga Policia
Policia njofton se shërbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në kuadër të hetimit të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pas kallëzimit të një qytetari se një shtetas kërkonte t’u merrte, me anë të mashtrimit, një shumë parash disa të tjerëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

  • E. Ç., 44 vjeç, lindur dhe banues në Delvinë, për veprën penale “Mashtrimi”, i cili u kap në momentin që do merrte shumën e lekëve nga personat që kishte mashtruar.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi E. Ç., kërkonte të përfitonte me anë të mashtrimit, shumën prej 200.000 lekësh të rinj, nga familjarët e shtetasve K. R. dhe E. (A.) R., me pretendimin se 44-vjeçari kishte ndikuar në vendimin e dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për t’i proceduar në gjendje të lirë shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç

Shterasit K. R., 34 vjeç dhe E. (A.) R., 39 vjeç, më datë 08.05.2022, në Delvinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 2 punonjësve të ujësjellësit dhe më pas u kanë dëmtuar edhe automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma prej 200.000 lekësh të rinj, një celular dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria përditëson rregullat për të huajt dhe shton Kartëqëndrim për familjarët e shtetasve nga BE
Vendim i qeverisë: Kapiteneria e Portit Sarandë kalon në administrim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Përparim Ahmeti: Ndihma ekonomike në Sarandë sa bakshishi i zyrtarëve në dreka e darka
Takim për ringjalljen e teatrit dhe mbrojtjen e vlerave të muzeut të gjimnazit në Sarandë
Hotel Panorama në Sarandë kërkon Kamarier/e, Sanitare dhe Mirëmbajtës
African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë staf për sezonin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.