Reklamë I Love Orange

Mbrëmje italiane në Kalanë e Porto Palermo – VIDEO

Histori, peizazh natyror që të hipnotizon, duke të bërë të përshpejtosh hapat drejt saj. Në kalanë trekëndore të Porto Palermos, tri bastionet e së cilës janë pushtuar prej 14 korrikut prej muzikës, të ftuarit janë mbledhur edhe këtë të premte. Festivali i Porto Palermos në këtë edicion të tretë mirëpret artëdashësit por edhe përpiqet të sensibilizojë për ruajtjen e detit dhe ekosistemit.

Por, publiku, teksa përshkon korridoret e dhomat e shumta të monumentit në pritje të Mbrëmjes Italiane, përftojnë të shuajnë kërshërinë mbi këtë trashëgimi të vyer ndërtuar me gur por edhe për vetë Ali Pashanë, emrin e të cilit mbart Kalaja.

Një spektakël i aktorit dhe regjisorit të njohur italian të teatrit Roberto Ciufoli i shoqëruar nga Michael Rodi në piano. TIPI është një përmbledhje e tipologjive njerëzore, një udhëtim emocionues që nis nga sportisti tek i pavendosuri, nga i turpshmi te superheroi dhe balerini. Treguar se si një karakteristikë psikologjike kushtëzon një qëndrim fizik, një mënyrë të të folurit apo përzgjedhjen e fjalëve. Ata qeshin me ne, me njerëzimin tonë kaq fort të çorientuar dhe të hutuar me poezi, monologë, skica dhe kërcime që e bënë shfaqjen një “multi-one-man-show” të vërtetë.

Mbrëmja nisi me “GOLA”. Një monolog i Mattia Torres i rishkuar dhe interpretuar nga dy aktoret e reja Tess Alice Tacconi dhe Jane Landucci.

Gola tregon sesi historia e shekullit të njëzetë ka ndikuar në marrëdhënien e italianëve me ushqimin. Mjerimi i shkaktuar nga Lufta e Dytë Botërore, një kujtim i largët, është kthyer në një mendim shqetësues që shmanget me gatime të bollshme dhe një përgatitje e gjatë në kohë. Aktorët tregojnë këtë histori ironike me gjithë dashurinë që vetëm një italian mund të mishërojë për kënaqësitë dhe shqetësimet që të sjell kuzhina e këtij vendi.

Pjesëmarrja e aktorëve Roberto Ciufoli me Jane Landucci & Tess Alice Iaconni në edicionin e tretë të këtij festivali u mbështet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë

Ky edicion përfshin gjithsej 15 shfaqje mes poezisë, baletit dhe një ndërthurje të violinës së Cesarit dhe muzikës elektronike. Gjatë festivalit 5-javor janë planifikuar dhe eksperienca kulinare dhe turne me guidë në kala.

Festivali vijon me 11 gusht me një koncert të Dren Abazit dhe mbyllet më 12 gusht me një koncert nga violinisti i njohur Olen Cesari.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47