Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 Prill 2026

Zhvillohet sot mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, transmetim live në Saranda Web 

Ditën e sotme, e enjte, më 30 prill 2026, në orën 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Sarandë.

 

 

Si gjithmonë, kjo mbledhje do të transmetohet drejtpërdrejt në Saranda Web, kanali i qytetarëve ku çdo problem gjen zgjidhje, duke i dhënë mundësi publikut të ndjekë në kohë reale diskutimet dhe vendimmarrjet e këshilltarëve vendorë.

 

Në rendin e ditës përfshihen një sërë çështjesh me rëndësi për administrimin financiar dhe social të bashkisë, duke nisur nga përdorimi i fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin mars 2026, si dhe dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për të njëjtin muaj.

 

Këshilltarët do të shqyrtojnë gjithashtu një projektvendim për përjashtimin nga detyrimi mujor financiar për ushqimin në çerdhe dhe kopësht për një rast specifik, si dhe miratimin e buxhetit faktik të Bashkisë Sarandë për vitin 2025. Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me miratimin e nivelit të të ardhurave dhe tavaneve të shpenzimeve në kuadër të programit buxhetor vendor afatmesëm për periudhën 2027–2029.

 

Në fokus të diskutimeve do të jetë edhe një ndryshim në buxhetin e vitit 2026, si dhe rishikimi i një vendimi të mëparshëm të Këshillit Bashkiak që lidhet me ngritjen e këshillit artistiko-kulturor dhe rregulloren për funksionimin dhe financimin e projekteve kulturore në qytet.

 

Mbledhja përfshin gjithashtu një projektvendim për korrigjimin e gabimeve materiale, ndërsa në fund pritet të prezantohet një informacion mbi ecurinë e investimeve publike në infrastrukturën rrugore, të financuara si nga të ardhurat e bashkisë, ashtu edhe nga fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

 

Transmetimi live në Saranda Web jep mundësinë për të ndjekur diskutimet dhe vendimmarrjet e Këshillit Bashkiak, duke konfirmuar edhe një herë rolin e kësaj platforme si zëri kryesor i qytetarëve në Sarandë.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.