Mbështillet nga misteri vrasja me prerje koke në Igumenicë

25/05/1610:32

Shperndaje:


prerja e kokesIGUMENICË: Policia e Igumenicës nuk është ende e sigurt në vërtetësinë e fjalëve të një 28-vjecari nga Shqipëria e jugut, i cili cilësohet si dëshmitari kyc i vrasjes së Bledar Terpollarit. Burime tepër të sigurta nga policia e Igumenicës, u shprehën: “Po mbajmë një shqiptar. Thotë që ka qenë present në vrasje. Sipas tij, e kanë marrë tre shqiptarë që nuk i njeh. Sipas mendimit tonë, ka marrë pjesë në vrasje por fsheh të tjerat. Është i pabesueshëm dhe thotë shumë gënjeshtra. Të premten do e cojmë në Prokurori”. Ndërkohë mediat greke shkruajnë se 28-vjecari është arrestuar vetëm për akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit. Sipas mediave, ai nuk ka treguar emrat e plotë të tre shqiptarëve të tjerë por vetëm pseudonimet e tyre. Policia fillimisht kishte vënë në rrethin e të dyshuarve 4 shtetas shqiptarë, të skeduar për trafik narkotikësh, por këta nuk rezultojnë të kenë lidhje me tre emrat që ka dëshmuar 28-vjecari. Në lidhje me shkakun e ngjarjes, policia është tashmë e bindur se bëhet fjalë për trafik lëndësh narkotike dhe se Bledar Terpollari ose ka fshehur një sasi droge ose nuk ka dorëzuar paratë nga shitja e saj.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hashtag2 kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.