Mbesa e mitur telefonoi babanë: Hajde se gjyshi vrau gjyshen – VIDEO

Një krim i rëndë dhe i dyfishtë ka tronditur mëngjesin e sotëm në Shalës, Konispol. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit (6 gusht) në fshatin Shalës. Pas një grindjeje të çastit, 69-vjeçari Hysen Islamaj vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, 66-vjeçaren Shano Islamaj, në banesën e tyre.

Menjëherë pas kësaj, mbesa e mitur ka telefonuar babanë e saj (djalin e ciftit) i cili ishte nisur për në punë, por që ndodhej ende në kafenenë e fshatit. Klementini ka vrapuar për në shtëpi dhe ku është përballur me skenën e rëndë dhe është konfliktuar me babanë duke e shtyrë nga shkallët dhe dhe ku Hyseni gjeti vdekjen minuta më pas nga lëndimet e marra. Hysen Islamaj dhe Shano Islamaj ishin prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

Autoritetet kanë nisur hetimet e menjëhershme dhe po kryejnë procedurat paraprake. Policia ka shoqëruar  Klementin Islamaj, i cili po merret në pyetje për të sqaruar motivet e krimit. Prokuroria vendore është përfshirë gjithashtu në hetime dhe po mbledh dëshmi dhe prova për të klasifikuar veprën penale, nëse do të ngrihet akuza për vrasje me dashje apo në rrethana aksidentale.

 

 

Familjarët e 66-vjeçares Shano Islamaj kanë shprehur irritimin e tyre për vonesat e shkaktuara në heqjen e trupave nga oborri i banesës, ku trupat kanë mbetur deri rreth orës 11:00 dhe më pas janë transportuar për në morgun e spitalit të Sarandës. 

 

Në shtëpinë e ciftit janë hapur dyert e mortit nga familjarët dhe të afërmit e tyre, ndërsa ende nuk është caktuar kur do të bëhet përcjellja në banesën e fundit.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë
Salla e qendrës kulturore “Myrteza Leka” në Delvinë drejt rikonstruksionit
Lexoni më shumë
Përmbyset maunia me misër në aksin Kardhiq–Delvinë, policia në vendngjarje
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.