Marketingu online jep rezultatet e shumëpritura: Saranda me fluks të shtuar turistik këtë verë – VIDEO

Moti me vranësira i qershorit nuk i ka ulur pritshmëritë për sezonin turistik në Sarandë. Mund të mungojnë pushuesit vendas, por jo të huajt që mbërrijnë në qytetin bregdetar përmes Korfuzit.

Fillimi i kësaj vere e ka gjetur qytetin e Sarandës me një fluks të shtuar turistik. Shumica e turistëve që kanë zgjedhur qytetin bregdetar janë të huaj, të cilët vijnë nëpërmjet Portit të Sarandës nga Korfuzi.

VIDEO https://youtu.be/BoGCGBXXNWo

“Fluksi i turistëve paraqitet në mënyrë madhështore. Janë turistë që vijnë nga Italia, Polonia, Çekia dhe kosovare ka shumë. Ne u sugjerojmë klientëve të bëjnë rezervim dy ditë më parë sepse është vështirë për të gjetur vend në tragete. Skam një numër fiks por dallohet se kjo vere ka më shumë njerëz që vijnë në Sarandë”, tha Marina Mano, nga kompania udhëtarëve me anije e Finkas Lines.

Rritja e fluksit turistik vjen si rezultat i investimit në marketingun online të kryer kryesisht nga bizneset turistike.

“Marketingu online është i rëndësishëm dhe investimi që bëhet në marketing është i rëndësishëm. Saranda është plot me turistë dhe ne presim një sezon të bukur dhe pronarët janë të kënaqur”, u shpreh Vanesa Koka, agjente marketingu.

Çmimet këtë vit janë rritur nga 10 deri në 20 për qind kryesisht në hotelet e restorantet e vendosura buzë detit.

“Ka një ngritje çmimesh në këtë pjesë të ngritjes disa hoteleve sipas zonave 10 për qind deri në 20% dhe kërkesa oferte e bëjnë me vetëdije. Gjykoj se është në paramentrat e kohës”, tha Arben Çipa, operator turistik.

Kreu i operatorëve turistik shton se problematika kryesore, sidomos për muaj korrik dhe gusht do të jetë trafiku i automjeteve, pasi rrugët ende nuk plotësojnë standardet për fluksin gjithnjë në rritje të turistëve.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.