Manjola Nikollo: Kthehuni në punë, shërbejuni qytetarëve, jo vetëm oligarkëve – VIDEO

10/07/2410:40

Shperndaje:

Manjola Nikollo: Kthehuni në punë, shërbejuni qytetarëve, jo vetëm oligarkëve

Manjola Nikollo: Bashkia Sarandë Pengon Pronësinë e Qytetarëve

 

 

Në një deklaratë të dhënë sot, Manjola Nikollo, kryetarja e Degës së Partisë Demokratike Sarandë, ka kritikuar ashpër Bashkinë e Sarandës për vonesat dhe pengesat në procesin e regjistrimit të pronave. Nikollo kujtoi se më 22 maj 2019, Alket Hyseni, në atë kohë deputet, njoftoi me bujë se Qeveria kishte miratuar VKM 329, që lejonte regjistrimin nga ASHK të trojeve të ndara nga Bashkitë. Ky njoftim krijoi shpresë tek mijëra qytetarë të Sarandës se do të zgjidhej problemi shumëvjeçar me pronat e tyre.

 

Megjithatë, pesë vite pas miratimit të VKM-së, vetëm 800 qytetarë të Sarandës kanë arritur të bëhen pronarë të sipërfaqeve të ndara nga Bashkia. Mijëra të tjerë vazhdojnë të sorollaten dyerve të Bashkisë, me shpresën se procesi i pezulluar prej më shumë se një viti do të rinisë. “Bashkia Sarandë po mban peng të drejtën e pronësisë të miratuar tashmë edhe me vendim të Këshillit të Ministrave për banorët e Sarandës,” tha Nikollo.

 

Ajo akuzoi drejtuesit e Bashkisë për tallje të përditshme ndaj qytetarëve, duke u premtuar se “së shpejti do të nisë puna”, por pa asnjë rezultat konkret.

Nikollo theksoi se shumë prej këtyre qytetarëve janë emigrantë apo njerëz në nevojë, që presin të bëhen pronarë të ligjshëm të truallit të tyre. Ajo shtoi se për disa prej tyre, kjo tokë është e vetmja pasuri që kanë dhe vonesat e Bashkisë mund t’i privojnë nga e drejta për ta gëzuar atë. “Këtë verë, qindra emigrantë sarandiotë janë endur dyerve të Bashkisë, me shpresë se do të zgjidhin këtë problem gjatë ditëve të pakta që kalojnë në vendlindjen e tyre, por më kot,” tha Nikollo.

 

Manjola Nikollo i bëri thirrje drejtuesve të Bashkisë Sarandë të kthehen në detyrën për të cilën janë votëbesuar dhe t’u shërbejnë qytetarëve të thjeshtë, jo vetëm oligarkëve.

Deklarata e Nikollos pritet të ngjalli reagime të forta në Sarandë, duke shtuar presionin ndaj Bashkisë për të zgjidhur këtë problem të rëndësishëm për qytetarët.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Prindi denoncon me VIDEO: Fëmijët në Kopshtin nr. 3 në Sarandë kanë marrë infeksion urinar
Nuk po gjendet puseta e ujërave të ndotura në rrugën me mozaikë – VIDEO
ONE CLICK – Kompani Internet + Televizion në Sarandë kërkon staf Shërbim klienti dhe teknik
Ishte shpallur në kërkim dhe vidhte bagëti nëpër fshatra, prangoset nga Policia
Akuzohen për vjedhjen e 4 motorave: Prangosen 2 të rinj, 1 tjetër në kërkim – VIDEO
Gjendet i varur në pemë në Igumenicë një banor i zonës së Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.