Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake

17/04/2418:53

Shperndaje:

Nëpërmjet një statusi në fb, kryetarja e Degës së PD Sarandë Manjola Nikollo ka njoftuar se në fshehtësi të Degës së PD Sarandë është marrë një vendim për zgjedhje të reja në këtë degë. Sipas saj, këtë vendim e ka marrë kryesia e Partisë Demokratike në bashkëpunim me deputeten Ina Zhupa dhe pa dijeni të anëtarëve të Degës së PD Sarandë.

Në statusin e saj, Manjola Nikollo shprehet se shpeshherë ka marrë kosto të veprimeve që janë kryer me vendimmarrje të Ina Zhupës, duke nënkuptuar edhe listat e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak Sarandë.

… Në këto dy vite, shpesh ato që në dukje mund të kenë qenë minimilisht influenca të miat apo maksimalisht vendimarrje, në realitet nuk kanë qenë edhe aq. Përpjekjet e deputetes së zonës sonë, Ina Zhupa, janë përkthyer në “veto” për disa nga vendimarrjet e këtyre dy viteve që në jo pak raste kanë mërzitur demokratët e thjeshtë e shpesh i kanë prerë rrugën ambicjeve legjitime të anëtarëve por dhe detyrimeve statutore të degës sonë. Kam zgjedhur të mbaj mbi supe atë cka nuk e kam bërë, kam pranuar ato përgjegjësi që nuk i kam pasur, packa se kam luftuar që asnjë demokrat mos të cënohej kurrsesi edhe pse mund mos t’ja kem dalë në finale. Modeli im i punës nuk ka të bëje as me “diktate” provinciale, as me “veto” të forti e as me intriga dinake, shkruan Manjola Nikollo.

Me vendim të Kryesisë së PDSH, por natyrisht me kërkesë të deputetes Zhupa, pa u konsultuar dhe pa marrë asnjë mendim nga dega, është vendosur hapja e procesit zgjedhor për Kryesinë dhe Kryetarin e PD Sarandë. Kjo vjen pas vendimit për ndarjen e degës sonë në 3 degë të tjera, Saranda, Konispoli e Finiqi, shkruan Nikollo duke njoftuar se nuk do të bëhem pjesë e një procesi të “intriguar” që pa nisur.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi
Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.