Manastiri Shen Kollit Mesopotam unikal në Evropë/ Edhe katolik edhe ortodoks

15/08/2219:23

Shperndaje:

Manastiri Shen Kollit, Mesopotam unikal në Evropë: Edhe katolik edhe ortodoks.


Manastiri Shen Kollit, MesopotamIsh kryeministri Aleksandër Meksi.. I cili ka marrë pjesë edhe në restaurimin e Manastirit të Shen Kollit në Mesopotam… Thotë se është nga të rrallat në Evropë. Aty kryheshin në të njëjtën kupolë si ritet katolike, ashtu edhe ato ortodokse. 

Këto objekte kulti janë të rralla përgjithësisht. Gjatë fundit të shekullit XIII, anzhuinët, dinastia franceze, që kishin nën zotërim edhe një pjesë të Arbrit. Ata marrin për nuse në oborrin e tyre vajzën e despotit të Epirit. Në atë kohë, Mesopotami bënte pjesë në despotatin e Epirit. Ishte manastir që varej direkt nga patrikana e Kostandinopojës. Pra, nuk varej nga peshkopi vendës, fjala vjen nga ai i Gjirokastrës, i Himarës apo i Butrintit.

VIDEO NË MANASTIRIN E SHËN KOLLIT NË MESOPOTAM

Në atë kohë katolikët shtinë në dorë edhe Butrintin dhe kishin peshkopin e tyre për 100 vjet të paktën… Ku në listë janë 3-4 emra peshkopësh katolikë. Pra, në këtë periudhë kohore morën në dorë edhe manastirin, i cili asokohe kishte vetëm të krishterë. Ka edhe sherre ndërmjet tyre së paku deri nga viti 1304… Kohë kur u prishën dhe katolikët u larguan nga ndikimi. Sherri ndërmjet ortodoksëve dhe katolikëve është i dokumentuar. Igumeni i këtij manastiri bashkë me dy-tre igumenë të tjerë, kur katolikët ishin shtrirë në Epir, shkojnë në Napoli. Ata ankohen ndaj vështirësive që kishin për ushtrimin e ritit ortodoks. Kjo është arsyeja që kemi të bëjmë me një ndërtesë, e cila ka një formë unikale. Ndërtesa është thuajse në këto përmasa, në këto vlera, në tërë kulturën bizantine.

Pra, gjatë kësaj kohe manastiri ishte edhe ortodoks, edhe katolik. Pra, ky ndërtim i ri që u bë brenda manastirit, ishte më i vjetër. Aty ka dy altarë. Ka dy variante për to: një objekt kulti ka dy altarë, ose kur ato janë për dy shenjtorë… Ose në rastin që një altar përdorej për ortodoksët e një për katolikët… Të cilët bashkëjetonin në të njëjtën kupolë.

Manastiri Shen Kollit në Mesopotam

Çerekun e fundit të shekullit të 13-të, janë këta kufijtë kohorë që e përcaktojnë Kanë hyrë në Butrint dhe janë vendosur njëfarë kohe atje. Kanë qenë në Vlorë kur vendi ka qenë nën ndikimin e mbretërisë së anzhuinëve. Ndikimi zgjati deri në 1307 kur vërtetohet se janë rikthyer ortodoksët. Ka ndërtime në një sërë vendesh, themi edhe Portiku i Jashtëm që është në kishën e manastirit të Apolonisë… Ka skulptura që janë qartë ndikime të shkollës romanike-gotike. Me shumë gjasa në rastin e Apolonisë, ky ndikim nuk ka ardhur direkt nga jugu. Por nëpërmjet Dubrovnikut, Tivarit, Kotorrit, ku ishin Balshajt… Të cilët në të njëjtën kohë i kishin të shtrira zotërimet e tyre deri në Vlorë. Po kështu është kisha e Zvërnecit që ka elemente të periudhës romanike-gotike. Kemi ndikime në Kurjan, ku ndikimi këtë herë ka hyrë nëpërmjet Vlorës.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tifozët e Butrintit apelojnë: Shpëtoni Onuh, ai është pjesë e Familjes tonë!
Publikohen Çmimet e Referencës për Shtëpitë dhe Apartamentet në Sarandë, Delvinë, Himarë dhe Konispol
100 mijë euro për rikonstruksionin e rrugës “Pandeli Boçari” në Sarandë
Arrestohen 11 persona në Sarandë dhe Delvinë, akuzohen për shpërndarje ‘malli’ – VIDEO
Operacion i Policisë gjatë natës: 15 të shoqëruar në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë
Irakli Davella, 46-vjeçari nga Saranda që u ekzekutua sot në Athinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.