Manastiri i Mesopotamit unikal në Evropë – VIDEO

18/01/2317:31

Shperndaje:

Manastiri i Mesopotamit unikal në Evropë

Manastiri i Mesopotamit unikal në Evropë: Edhe katolik edhe ortodoks. Manastiri i Shën Kollit në Mesopotam është nga të rrallat në Evropë, ku kryheshin në të njëjtën kupolë si ritet katolike, ashtu edhe ato ortodokse.

Këto objekte kulti janë të rralla përgjithësisht. Gjatë fundit të shekullit XIII, anzhuinët, dinastia franceze, që kishin nën zotërim edhe një pjesë të Arbrit. Ata marrin për nuse në oborrin e tyre vajzën e despotit të Epirit.

Në atë kohë, Mesopotami bënte pjesë në despotatin e Epirit. Ishte manastir që varej direkt nga patrikana e Kostandinopojës. Në Manastirin e Shën Kollit në Mesopotam ka dy altarë.

Manastiri i Mesopotamit – Ka dy variante për to: një objekt kulti ka dy altarë, ose kur ato janë për dy shenjtorë. Ose në rastin që një altar përdorej për ortodoksët e një për katolikët, të cilët bashkëjetonin në të njëjtën kupolë.

Kjo është arsyeja që kemi të bëjmë me një ndërtesë, e cila ka një formë unikale thuajse në këto përmasa, në këto vlera, në tërë kulturën bizantine.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Xhorxhi Vasili: Saranda pa aktivitete sportive gjatë sezonit turistik
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim
Dea – Hyjnesha e Butrintit, zbulimi dhe misteri që vazhdon prej vitit 1928
HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.