Manastiri i Kakomese – Shën Mëria në Kakome

18/04/2115:36

Shperndaje:

Manastiri i Kakomese – Shën Mëria në Kakome

Manastiri i Kakomese, ndërtim i shek.XVIII, ndodhet rreth 10 km nga Saranda në rugën e Bregut, 1 km larg plazhit të Kakomese ne bregdetin Jon.
Manastiri ka një kullë ngujimi të fortifikuar në skajin Verilindor të oborrit. Në qëndër të kompleksit ndodhet kisha e Shën Mërisë, ndërtim i shek.XVI-XVII me hajat në anën perëndimore dhe me pikturë murale në brëndësi.
Naosi është i tipit në formë kryqi me kupolë, triabsidal me dimesione të brendëshme 6,80 x 3,70 m. Naosi ndriçohet nga 4 dritare në absidat anësore, ndërsa ambjenti i altarit nga 3 dritare të vogla.
Çatia është e mbuluar me tjegulla, është dyujëshe duke patur më të ngritur pjesën që i takon krahëve jugorë dhe veriorë te kryqit qe afron me bazilikat me kupolë.

VIDEO

Pjesët këndore të naosit t Manastiri i Kakomese janë të mbuluara me qemerë cilindrikë, të cilat hapen ndaj nefit qëndror. Në brendësi të kishës, mbi 4 kollona krijohet bërthama katrore mbi të cilën ngrihet kupola me tamburin 8 faqësh.
Ambjentet e tjera te Manastirit jane te rrenuara dhe pa cati. Dikur ne kete Manastir ka funksionuar shkolla per vajza dhe djem. Thuhet se prone e Mastiri i Kakomese ka qene edhe nje vapor, gravure e te cilit ndodhet e pikturuar ne muret e tij.

Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

IKMT prish tendat e disa lokaleve në Ksamil, nesër në Sarandë – VIDEO
Jericho Cocktail Bar kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës Banakier/e
Plagoset me thikë i riu në Sarandë, shpallet në kërkim autori. Policia: konflikti për motive të dobëta
Banorët e Berdeneshit ankesë në Saranda Web: Na kanë “prerë” dritat 2 orë pa na njoftuar
Hotel KEOS në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Sanitare
Investimi mbi 1.3 milionë euro në rrugën “Lefter Talo” një dështim i rrezikshëm për qytetarët

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.