Reklamë I Love Orange

Makina përfundon në kanalin e Butrintit, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrinë, në bashkinë Konispol. Një makinë ka përfunduar në kanal. Mësohet se një automjet me turistë që vinte nga Greqia, ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit të Sarandës.

 

Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden 53 vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34 vjeç nga Brazili. Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar. Megjithatë të plagosurit raportohen se do të nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

Sipas informacioneve në të njëjtin aks ka pasur një kthesë që të çon në vendin e quajtur “Lundra” që duket se nuk është vënë re nga shoferi i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Në ndihmë të turistëve kanë ardhur edhe banorë të zonës, duke i nxjerrë nga uji.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47