Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, humb jetën 17-vjeçari

14/12/197:10

Shperndaje:


Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës, ku për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja u regjistrua në lagjjen e njohur si “Blloku i furrave”, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në afërsi të ish-fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Goditja ka rezultuar fatale, pasi drejtuesi i mjetit, shtetasi Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenës, ka humbur jetën.

Ndërkohë, burime zyrtare nga policia thanë për ‘BalkanWeb’ se mjeti nuk ishte në pronësi të 17-vjeçarit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. BalkanWeb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Arameras Resort në Ksamil kërkon Recepsioniste për punësim vjetor
Ardit Bido njofton qytetarët: Kam hapur zyrë në Delvinë, hajdeni t’ju jap “Besën”
Ekipi i shahut “Butrinti” nënkampion i Shqipërisë për vitin 2026
BRUNES në Sarandë kërkon Punëtor magazine, Konsulente shitjeje dhe Agjent terreni
Punime pa leje pranë plazhit, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë. Pezullohet edhe polici
Ndahet nga jeta Ramiz Begani, aktivist i komunitetit rom dhe egjiptian në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.