Majlinda Qilimi: Hari Imeri dizinformon, ne nuk abuzojmë me taksat e qytetarëve

11/09/2016:56

Shperndaje:


Kryetarja e Bashkisë Delvinë ka reaguar sot pas një statusi në facebook të kryetarit të PD Delvinë Hari Imeri
Majlinda Qilimi:
Në respekt të bashkëqytetareve të mi,
Në respekt të kujdesit që ka treguar dhe po tregon qeveria Rama për qytetin e Delvinës,
Në respekt të gjithë stafit të punonjësve që nuk ka reshtur së punuari në kushte të vështira, me qëllim që t’i japë fund mungesës së ujit të pijshëm në qytetin tonë, vendosa t’i përgjigjem deklaratës së bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Delvinë.
Lidhur me dezinformimin që po u bëhet banorëve të qytetit se edhe pas ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit, uji nuk do të jetë në parametrat e kërkuara, dua t’ju siguroj se analizat e kryera prej studios së projektimit garantojnë ujë te pijshëm brenda parametrave fiziko-kimike të përcaktuara nga Ministria e Shendetësisë.
Punimet qe aktualisht po kryhen konsistojnë në ndërtimin e një vepre e cila vlen 1.8 milion Euro dhe që përfshin rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, ndërtimin e depos së re 900m³ ujë dhe ndërtimin e stacionit të ri të pompimit në burimin e Vrizit.
Dua të sjell në vëmendjen e të gjithëve se përsa u përket taksave të qytetarëve nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëhere vend për abuzim dhe shpërdorim.
Nuk e kam parë me vend të analizoj apo të ngre akuza se si janë përdorur këto taksa nga paraardhesit e mi ne bashki, pasi qëllimi im i vetëm eshte puna e ndershme, transparenca dhe mirëmenaxhimi i taksave në shërbim të bashkëqytetarëve të mi, në shërbim të qytetit tim.
Dua t’ju kërkoj ndjesë dhe të kërkoj mirëkuptimin qytetar, për shqetësimet që firma kontraktore ka sjellë lidhur me dëmtimin e rrugëve si dhe pluhurin e shkaktuar në qytet.
Jemi duke negociuar vazhdimisht me drejtuesit e firmës për të gjetur rrugë dhe mundësi që çojnë në minimizimin e defekteve të shkaktuara.
Si gjënë më të rëndesishme mendoj se duhet të vleresojmë zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm.
Jemi duke e finalizuar me sukses këtë premtim që u kemi bërë qytetarëve.
Ju siguroj se punë edhe më të mira na presin.

Statusi i kryetarit të PD Delvinë Hari Imeri:

Edi Rama ne fushaten e vitit 2013 ne Delvine premtoi:

“Votoni koalicionin e majte dhe brenda tre muajve problemi i ujit te pijshem do te zgjidhet”.

Ne fakt, jemi deshmitare se kaluan dy vite nga ajo kohe deri ne vitin 2015, qe jo vetem nuk e zgjidhi por se paku nuk mbajti nje fjale ndjese dhe te shpjegonte arsyen se pse nuk e mbajti fjalen.

Erdhi ne fushaten e vitit 2015 dhe serish ju premtoi delvinjoteve:

“Votoni koalicionin e majte se kesaj rradhe do ta bejme me te vertete ujin”.

Po po, keshtu tha, dhe te dyja heret, ishte fiks mu atje te sheshi i rilindur, qe po “vret” cdo dite zemren e qytetit me paralizen qe shkaktoi. Nderkohe miratimi nga parlamenti per nisjen e procedurave per furnizimin me uje te qytetit ishte dhene qe ne vitin 2011.
Nga viti 2013 kaluan 7 vite te veshtira pa uje, mes perplasjesh dhe luftes se ftohte midis pushtetit vendor dhe atij qendror. Keshtu pushteti qendror dha maksimumin qe bashkise Delvine mos ti miratohej fondi per zbatimin e projektit te furnizimit me uje te qytetit dhe e dini pse, sepse kryetari i bashkise te asaj kohe, per te cilin kerkuan votat ne vitin 2015, ishte shpallur tradhetar. Dhe kjo do ishte deshperuese per rilindjen qe meritat ti merrte ai qe ata e quajten tradhetar.

Po, eshte fakt qe pushteti qendror pengoi miratimin e projektit në kohen që bashkia drejtohej nga LSI. Kjo eshte lehtesisht e vertetueshme sepse “qitapet” ku bashkia i lutej qeverise mos ti digjte fondin per ujesjellesin, kane lene gjurme ne protokollet e bashkise dhe dergjen neper sepetet e administrates.

Dy fjale per ecurine e punimeve.

Nga ta nisim, kamjone qe “vetem Zoti i ndalon”. Rula dhe eskavatore qe levizin pa ju dridhur qerpiku, nen asfalt e mbi asfalt duke e cerefendisur edhe ate pak rruge te shtruar me shume mundim nga qeverite e shkuara. Gropa dhe humnera pa sinjalistike, minimumi qe mund te te ndodh eshte nje thyerje brinjesh ose te te shkaterrojne makinen. Pluhur ne forme pudre, qe te çan hunden dhe mushkerine. Grumbuj inertesh, te cilat dalin nga hapja e kanaleve dhe qe depozitohen me vend e pa vend ne mungese te nje venddepozitimi. Nje shembull i hedhjes pa kriter i inerteve eshte fiks pas bashkise, perreth territorit te ish-ushtrise, per te cilin ka projekte ne letra per tu pershtatur nje vend çlodhes fale natyres dhe ajrit te paster qe te ofron. Mos te flasim pastaj per detajet dhe standartet e tubave te pikelidhjeve familjare te cilat jane jashte çdo standarti, gati te holla sa nje leter cigare.

Firma po kryen nje projekt ne sherbim te qytetareve, me taksat e qytetareve, per ti sherbyer atyre, por kjo nuk do te thote qe abuzimi ne menyren sesi punohet te demtoj ne perditshmeri biznesin dhe ata.

I bej thirrje autoriteteve pergjegjese te pushtetit vendor qe ne menyre urgjente te shkundin dhe ti kerkojne llogari firmes zbatuese, qe te marri masa dhe te gjej zgjidhje alternative te perkohshme per parandalimin e pluhurit, mbylljen e gropave, orientimin e trafikut. Nje pune te cilen duhet ta kryej ne perditshmeri me pergjegjesi dhe insistim. Se keshtu i bie qe deri ne finalizim te projektit nga firma, bizneset te mbyllen dhe banoret te karantinohen.

E fundit por e para per nga rendesia.

Duhet bere urgjent trasparente per qytetaret vepra e marrjes, analizat nga nje laborator serioz se uji rezulton i pijshem per qytetaret.
Ne te kundert do te perballen me reagimin e ashper e te drejte te qytetareve.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.