Majlinda Qilimi – Kryetarja e Bashkisë Delvinë

16/02/2318:48

Shperndaje:

Majlinda Qilimi

Majlinda Qilimi ka lindur në Delvinë, më 10 Maj 1971. Ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit “Eqrem Çabej”, në degën Gjuhë – Letërsi. Është kualifikuar në vitin 2005 me titullin “Mësues Specialist” si dhe në vitin 2010 me titullin “Mësues i Kualifikuar”. Ka një sërë eksperiacash si mësuese e lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në disa shkolla 9 –vjeçare.

Majlinda Qili ka kryer një sërë trajnimesh mbi mësimdhënien e diferencuar.; Zgjidhjen e konflikteve ndërmjet nxënësve në shkollë, planifikimin e orëve të lira në shkollë etj. Është përfshirë gjithashtu në aktivitete shoqërore dhe politike në rrethin e Delvinës. Është anëtare e Partisë Socialiste Delvinë si dhe Anëtare e Forumit të Gruas Socialiste në Delvinë.

Majlinda Qilimi – Premtimet

1. Rivitalizimi i qendrës duke shtuar hapësira të gjelbra, duke vendosur më shumë stola dhe kënde për fëmijë por edhe duke e kthyer atë në shërbim të biznesit. Më pas do të shtrihemi në të gjitha rrugët e qytetit dhe te ato që lidhin fshatin me qytetin;

2. Ristrukturimi i muzeut do t’i shërbejë turizmit në zonë, duke u ndërthurur edhe me resurset natyrore që zona jonë ka;

3. Ngritja e një qendre sociale të përkujdesjes për shtresat dhe komunitetet më në nevojë të Delvinës.

Majlinda Qilimi – Zgjedhja në krye të Bashkisë Delvinë

Malinda Qilimi u zgjodh kryetare e Bashkisë Delvinë në zgjedhjet e qershorit 2019. Ajo ishte e vetmja kandidate në garë pas braktisjes së zgjedhjeve nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike. Deri në 2019 Bashkia Delvinë drejtohej nga Rigels Balili, përfaqësues i LSI.

Faqja e Majlinda Qilimit

https://www.facebook.com/Majlinda.Qilimi

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Lejet e parkimeve të rezervuara – çështja që ka ndezur debatet në Sarandë vjen në Këshillin Bashkiak
Gjykata e Apelit lë në fuqi impiantet e ujërave të zeza – Unioni Turistik i drejtohet Gjykatës së Lartë
Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur
Restorant Primavera kërkon Picajol për punësim vjetor. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.