LSI denoncon presione dhe shantazhe ndaj aktivisteve te LRI ne Sarande

16/06/1715:42

Shperndaje:


Nepermjet nje postimi ne facebook, kandidati i LSI Sokol Dervishaj denoncon presionet dhe shantazhet qe sipas tij i jane bere nje aktivisteje te LRI. 
Sokol Dervishaj shkruan se “Të friksuar nga humbja e thellë që do kenë në Sarandë dhe gjithë Shqipërinë, rilindja ka rënë në dëshpërim të thellë.
Jo më larg se sot kandidati rilindas për Sarandën me arrogancën e pushtetit, ka shkuar në zyrat e LSI dhe i ka bërë presion Esmeraldës aktivistes së LRI.
Uriah Hipi, përveç ofendimeve i ka lënë takim 18 vjeçares në zyrën e rilindjes!
A kuptoni miq, ku ka degjeneruar rilindja.
Por ky nuk është rasti i vetëm i presioneve ndaj LSI, ka me dhjetëra në Sarandë dhe qindra në gjithë Shqipërinë. Edhe ndaj kandidatëve të LSI dhe familjeve të tyre.
Ky rast i shëmtuar presioni por edhe raste të tjera të shantazhit dhe presionit ndaj mbështetësve të LSI Sarandë, i janë dërguar OSBE/ODIHR dhe gjithë ambasadave.
Dua ti bëj thirrje Uriah Hip-it të tërhiqet nga presionet ndaj LSI, sa nuk është vonë, sepse LRI nuk i trembet asnjë presioni ardhur nga oligarkët.
Sulme të tilla na bëjnë më të fortë që në 25 qershor, bashkë me shqiptarët të votojmë numrin 1, sepse shqiptarët janë një popull me virtyte të larta dhe të lashta, dhe nuk mund të durojnë shfaqe të tilla të lashta.
Uriah Hip-it i them të mos e shpërdorojë emrin e mirë dhe fisnikerinë e popullit të Tepelenës.
Kjo shfaqe e shëmtuar nuk është Shqipëria që duam.
Më 25 qershor të gjithë së bashku rreth numrit 1, për një shtet me dinjitet dhe 1 shans për të gjithë“, perfundon Sokol Dervishaj.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

HUNDECOVA, misteri i pazbardhur i braktisjes së fshatit – VIDEO
Fermerët e Sarandës nën presion, kostot e larta dhe problemet me eksportin godasin prodhimin vendas
Roal Food kërkon Ekonomiste, Agjent Shitje dhe Punëtor magazine në Sarandë
RISTORANTE ITALIANO në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Punonjëse Pastrimi
Restorant LIMANI në Sarandë kërkon Kamarier Bari dhe Kamarier Restoranti
Saranda edhe këtë vit me mësim me dy turne, premtimi për Eko Kampusin mbetet në letër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.