Lorent Bineri largohet nga Bashkia Sarandë, i falenderon të gjithë përveç kryetarit Oltion Çaçi

04/10/2510:06

Shperndaje:

Lorent Bineri largohet nga Bashkia Sarandë, i falenderon të gjithë përveç kryetarit Oltion Çaçi

 

Pas një dekade pune në administratën vendore, Lorent Bineri ka njoftuar largimin e tij nga Bashkia Sarandë. Në një status publik, ai bëri një përmbledhje të rrugëtimit të tij profesional dhe shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët, me një përjashtim të dukshëm – kryetarin aktual të bashkisë, Oltion Çaçi, i cili nuk u përmend në asnjë moment.

 

Lorent Bineri largohet nga Bashkia Sarandë, falenderon të gjithë përveç kryetarit Oltion Çaçi

 

“Pas një eksperience 10-vjeçare në Bashkinë Sarandë, ka ardhur momenti të mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës sime profesionale. Mirënjohje të veçantë për kryetarët Floriana Koka dhe Adrian Gurma për besimin dhe mundësinë e dhënë,” shkruan Bineri.

 

Ai falenderoi kolegët e Drejtorisë së Taksave me të cilët ndau sfida dhe arritje të shumta, si dhe stafin aktual për mbështetjen e përditshme. Një vend të posaçëm në mesazhin e tij zuri qyteti i Sarandës, të cilin e vlerësoi për respektin, kulturën dhe frymën e ngrohtë që e ka shoqëruar në këto vite.

 

Largimi i Binerit nga administrata vendore lë pas një periudhë të gjatë shërbimi, ndërkohë që statusi i tij ka ngjallur diskutime, sidomos për heshtjen ndaj kryetarit aktual Oltion Çaçi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas datës 20 s’ka analiza: qytetarët detyrohen të paguajnë privat, Ministria e pranon problemin
Bordi i Transparencës: nafta s’do shitet më shumë se 203 lekë/litri, benzina 175 lekë
Denoncimi: Të hetohet ndërtimi i resortit te Gjiri i Manastirit, u dëmtua trashëgimia kulturore
Joelle Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Ekonomiste
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhinier/e
“Një pemë për çdo karrige në trotuar” – detyrimi i ri për bizneset, por a mund të zbatohet në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.