Lleshaj ultimatum kryetarëve të bashkive: Vija bregdetare s’duhet të preket nga paligjshmëria

10/06/209:42

Shperndaje:


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se vija bregdetare nuk duhet të preket nga paligjshmëria, pasi i takon pushuesve. I pranishëm në takimin e Task-Forcë për turizmin që po mbahet në ‘Prestige Resort’ në Golem, ministri dha disa porosi për mbarëvajtjen e këtij sezoni.
Ai pohoi se përveç Policisë së Shtetit, IKMT-së, një rol të madh në mbarëvajtjen e këtij sektori kanë dhe prefekturat. Lleshaj tha se të gjithë institucionet duhet të bëjnë detyrat e tyre.

“Unë besoj e ky vit nuk do të jetë viti me më shumë turist për arsye të njohura tashmë. Por shpresoj që të jetë vit me shumë pushues. Duke besuar që qytetarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia të vijnë këtu. Shpresoj që ta gjejnë sërish rrugën për të ardhur këtu në bregdetin tonë. I ftoj qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, për të shfrytëzuar këtë mundësi. Ky duhet të jetë viti ideal i kushteve të atyre që do të vijnë këtu. Ministria e Brendshme, si një aktor i përfshirë në këtë proces, do përpiqet që të plotësojë këtë angazhim të saj përmes strukturave. Janë dy elemente kryesorë që ministria e Brendshme kontribuon përmes këtij procesi; policia e Shtetit, IKMT-ja, apo dhe prefekturat, që janë aktorët kryesorë të koordinimit në nivel vendor. Të gjithë aktorët duhet të bëjnë maksimum që kjo gjë të realizohet. Duhet që vija bregdetare të mbetet e paprekur. Jemi pasur raste të përpjekjeve të suksesshme për të zaptuar sipërfaqe të vijës bregdetare. Por kush nuk ka tapi, është vija bregdetare dhe rëra. Duhet t’i mbyllim të gjitha punët sa më parë sa i takon ndërtimeve pa leje. IKMT-ja ka marrë detyra, dhe vlen që në bashkëpunim me bashkitë, për të rritur kontrollin dhe funksion, parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, që shfaqet në formën e hedhjes së mbeturinave në dete, liqen. Një tjetër aspekt që do të angazhohet Policia e Shtetit është siguria në plazhe, siguria në ujë. Kemi pasur raste kur mjetet lundruese kanë shkaktuar dëme në ujë. Prefektët duke nisur nga sot, duhet të azhornojnë planet. Të japin detyrat dhe të ndajnë përgjegjësitë.”, tha Lleshaj.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.