Ligji i ri: Gjobë nga 30 në 100 mijë lekë nëse përdorni qeset plastike

22/10/1915:15

Shperndaje:


Qeveria synon që të vendosë nën kontroll përdorimin qeseve plastike duke aplikuar tashmë masa edhe për përdoruesit e tyre.
Një draft ligj i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e shton listën e masave administrative edhe me një pikë që lidhet direkt me ata që i përdorin këto qese që janë në kundërshtim me kërkesat që cakton ligji.
Konkretisht në draft në nenin 3 thuhet se në ligj shtohen dy pika.

“Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë” thuhet në draft. I njëjti shton edhe pikën tjetër ku çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë.

Draft ligji që është nxjerrë për konsultim parashikon që masat të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm dhe të shoqërohen edhe me aktet e tjera nënligjorë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë staf për sezonin
Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim
Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.