Lamallari urdhër të prerë Policisë: Kontrolle çdo 15 minuta për muzikën e lartë, 45 decibel pas orës 20:00

Lamallari urdhër të prerë Policisë: Kontrolle çdo 15 minuta për muzikën e lartë, 45 decibel pas orës 20:00

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar në Facebook udhëzimin e ri për kufizimin e zhurmave gjatë sezonit turistik, duke bërë të qartë se Policia e Shtetit dhe autoritetet vendore janë të ngarkuara me kontrollin dhe zbatimin e tij.

 

 

Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përcakton kufijtë e zhurmës për lokale, bare, restorante, diskoteka, klube nate dhe subjekte të tjera që përdorin muzikë të amplifikuar ose pajisje elektroakustike.

 

Sipas udhëzimit, nga ora 11:00 deri në 20:00 niveli i zhurmës nuk duhet të kalojë 65 dB(A), ndërsa nga ora 20:00 deri në 24:00 kufiri maksimal është 45 dB(A). Niveli i zhurmës do të matet në mjedise publike në intervale prej 15 minutash.

 

Në postimin e tij, Lamallari thekson se Policia e Shtetit dhe autoritetet vendore kanë përgjegjësinë ligjore për të kontrolluar subjektet dhe për të parandaluar tejkalimin e niveleve të lejuara.

 

Udhëzimi synon të reduktojë ndotjen akustike gjatë sezonit turistik dhe të garantojë më shumë qetësi për pushuesit dhe banorët, veçanërisht në zonat bregdetare me aktivitet të lartë gjatë verës.

Sipas ministrit, rregullat janë hartuar në përputhje me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për nivelet e lejuara të zhurmës. Saranda Web

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.