Kush vë pikëpyetje në jetën e kompozitorit Limos Dizdari ???

04/05/1611:03

Shperndaje:


Nga Thoma Nika. Cfare ka ndodhur? Kur? Si? Ku dhe pse? Keto pese pyetje, te cilat jane si 5 kolonat, qe mbajne me kembe godinen e informacionit, jane bere keto dite jo vetem nga gazetaret qe kane percjelle ngarjen e shemtuar ne nje objekt arti. Gjithkush qe ka degjuar per cfare ka ngjare, eshte ndjere keq.
Pa dhene asnje shenje se ka humbur qetesine, kompozitori i shquar tregon se si tre djem te rinj kane shkuar ne Qendren e Artit “Dea” ne Ksamil.
Pa asnje lidhje me artin qe shperndan kjo qender, shpjegohet ai. Sipas tij, lidhja e tyre ka qene nje enderr per t’u bere njerez te tyre pronare te ketij “ishulli” ne piken me te shndritshme te Ksamilit. Mjeshtri i tingujve Limos Dizdari, na rikujton se ka derdhur ketu pasurine dhe shpirtin prej artisti, derisa nga nje ngrehine e braktisur, ajo te behej nje mrekulli e tille.
Por kjo pune pasionante, sic ka ngjallur admirim, ka zgjuar edhe xhelozira e lakmira. Keto te fundit, shton Prof. Dizdari, kane bere te thurren legjenda me ish pronare imagjinare, te cilet kane bere edhe jo pak beteja gjyqsore. Keto beteja here u kane dhuruar buzeqeshje e here deshperime.
Kompozitori ka nje kontrate qeraje deri ne vitin 2020 me shtetin, sic ka edhe nje llogari te vleresimit te investimit ne kete qender, qe i afrohet mjaft 900 milione lekeve. Me te drejten e vet ligjore dhe morale, ai aplikon per t’u bere nga qeramarres ne pronarin e duhur te ketij objekti. Por sa shume ai i afrohet ketij finishi, aq me agresive behen ata qe e pretendojne pa asnje lidhje e pa asnje aresye.

Hapesira te reja, vizione te reja by sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hashtag2 kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
“Butrint – Korfuz”: 11 vite traditë, gara që bashkon sportin me historinë
Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Supermarketi Your Market kërkon Arkëtare, Punonjëse bulmeti dhe fruta perimesh
Ndahet nga jeta Prof. Agim Bido – mjeshtri i kostumografisë shqiptare
Ksamil – Në pranga 4 punëtorë, shpallet në kërkim personi që i punësoi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.