Kultivuesit e kanabisit pakësojnë kullotat e bagëtive, barinjtë konfliktohen për ato që kanë mbetur në 3 raste,


Marrja në përdorim e shumë tokave nga kultivuesit e kanabisit ka bërë që kullotat për bagetitë të vijnë duke u pakësuar dhe kështu të lindin edhe konflikte për ato pak kullota të mbetura.
Policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka patur 3 raste dëmtime kullotash, për të cilat janë dërguar edhe materialet në Prokurori.
Më date 8.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Gj.N,banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 06.12.2016, ka dëmtuar kullotën në pronësi të shtetases M.B, banuese në fshatin Shën Vasil, Bashkia Himarë.
Më datë 08.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.K, banues në Himarë, pasi dyshohet se më datë 07.12.2016, në fshatin Lukovë, ka zënë me forcë dhe ka dëmtuar kullotën në pronësi të shtetasit R.L, banues në Lukovë.
Më datë 08.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Dh.Q, banues në fshatin Qeparo, pasi dyshohet se më datë 07.12.2016, në Qeparo, ka dëmtuar kullotën në pronësi të shtetasit A.B.karroq

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë
Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.