Kryetari i Bashkisë Sarandë: Në qytet kanë ndodhur skena vandalizmi

14/12/2114:05

Shperndaje:

Kryetari i Baskisë Sarandë nëpërmjet një publikimi në facebook, ka shpërndarë disa foto, ku tregohen skena vandalizmi ndaj koshave të mbeturinave në Bulevard.

Adrian Gurma apelon ndaj gjithë qytetarëve të jemi në mbrojtje të publikes, të mirës të bukurës, duke i dhënë më shumë qytetari, përditshmërisë sonë.

POSTIMI NË FACEBOOK:

APEL QYTETAR!

Fenomene të shëmtuara, me skena vandalizmi karshi pronës publike, kanë ndodhur orët e fundit në qytet. Copëtohen koshat dekorativë prej betoni në shëtitore, duke dhënë pamje të trishtë edhe kur i shikon në këto foto, e jo më në realitet. Demtohen koshat e vegjël në rrugët e qytetit, shkulen e flaken ne det stolat dekorativë, në Plazhin e Ri.

E PAKUPTUESHME kjo ndjenjë sulmi ndaj të bukurës, utilitares, funksionales, për një qytet me mjedis të pastër. Reagimi i Policisë Bashkiake dhe asaj të Rendit kanë qenë të menjëhershëm, duke identifikuar, e vënë para përgjegjësisë ligjore, njërin nga autorët e kësaj çmendurie, ndaj qytetares dhe urbanes, me një instikt shkatërrues të pakuptueshëm.

Nga ky episod i shëmtuar dhe i dënueshëm, marrim shkas dhe APELOJMË, që në mbrojtje të pasurisë publike dhe jo në zhbërjen e saj, TË JEMI TË GJITHË!

Të jemi në mbrojtje të publikes, të mirës të bukurës, duke i dhënë më shumë qytetari, përditshmërisë sonë! – shkruan kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
“Është e trishtë…” – Mesazhi prekës i një fëmije për këndet e lojërave në Sarandë
Rruga drejt Manastirit në Kostar rregullohet nga banorët, tashmë e kalueshme për të gjitha mjetet
Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.