Kryeministri Rama: Brenda javës, plan për pagat për ata që kanë lënë punën


Kryeministri, Edi Rama në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se, brenda kësaj jave qeveria do të paraqesë planin financiar për ndikimet që vijnë nga coronavirus. Duke folur nga zyra në Kryeministri, ndryshe nga se e kemi parë këto ditë të flasë nga shtëpia, z. Rama kërkoi që qytetarët ta mirëkuptojnë për masat kufizuese.

“Ata që kanë një rrogë për të marrë në fund të marsit, në ato hallkat e ekonomisë që janë këputur përkohësisht, nuk do i lëmë në dorë të pronarëve apo sipërmarrjeve private. Sipërmarrjes nuk mund t’i delegohet mandati i solidaritetit shoqëror, të zgjedhësit ma kanë deleguar mua.
Ne do të kemi shumë shpejt, brenda kësaj jave, planin e garancisë financiare për pagat e të gjitha atyre ndër ju që iu përgjigjen thirrjes për luftë duke lënë punën dhe për t’u futur në llogoren e shtëpisë suaj”, theksoi Kryeministri.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.