Kreshnik Bozho urim të veçantë për emigrantët

17/12/1715:50

Shperndaje:


Kreshnik Bozho, kandidati për kryetar bashkie të Sarandës në zgjedhjet e 2015, ka zgjedhur ditën e sotme që është Dita Nderkombetare e Emigracionit për të përcjellë tek ata, sidomos tek emigrantët sarandiotë, një përshëndetje të veçantë.

Sot eshte Dita Nderkombetare e Emigracionit.

Pershendes gjithe bashkeqytetaret e mi te cilet per shkaqe qe te gjithe tashme i dime u detyruan te largohen nga qyteti i tyre per nje jete me te mire, per ta dhe per familjet e tyre.

Ne fakt Saranda eshte nga ato qytete qe keto 25 vjet ka pesuar nje ikje Biblike do thoshja, shume te madhe.

Sot do doja te theksoja dhe dicka tjeter. Ne rast fushatash elektorale, parlamentare apo dhe per ato lokale shume kandidat per deputet apo dhe per kryetar bashkie shkojne, sidomos ne vendin fqinj Greqi dhe bejne shume premtime ne takime me bashkeqytetar emigrant, por per fat te keq konstatoj se te gjitha keto premtime kane mbetur vetem elektorale dhe asnjehere, nga askush, nuk jane mbajtur dhe historia perseritet per te disaten here, ata shkojne premtojne dhe emigrantet, vijne e votojne dhe ne fakt per Saranden vota e tyre eshte vendimtare.

Sot duhet te ishte Dita ku Pushteti Qendror dhe ai Lokal duhet te dilnin para publikut dhe te benin krahasimin mes premtimeve qe kane dhene ne Tubimet me emigrantet ne kohe fushatash dhe ato qe ata kane realizuar.

Gjithsesi sot sinqerisht, ne kete Dite doja ti pershendesja dhe ti Uroja te gjithe sarandioteve emigrante dhe familjeve te tyre, kudo ata jane : Shendet, Mbaresi dhe Gezuar Festat e Fundvitit . .


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.