Kotzias: Morëm 12 milje det
Në ceremoninë e largimit teksa i dorëzonte detyrën kryeministrit Tsipras nga i cili ndihet i tradhëtuar, Kotzias u mburr se ai po lë pas një fitore të madhe për sovranitetin e vendit të vet.
“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese” tha Nikos Kotzias duke theksuar se nga 6 milje deri më tani, kufiri detar i vendit të tij është zgjeruar me 12 milje në një marëveshje që presidenti grek e ka gati për firmë.
Kjo nuk është hera e parë që ish ministri i jashtëm grek e deklaron një gjë të tillë. Në shkurt të këtij viti ai hapi një debat të madh public kur e tha këtë për herë të parë pas takimeve dy palëshe në Kretë dhe në Korce. Atëhere opozita dhe Berisha e bërtitën për shitje të detit dhe për dhurim të zonave naftëmbajtëse.
Në rrugë jo zyrtare sot ka reaguar edhe ministria e jashtme e Shqipërisë që ka shpërndarë në media një njoftim. Sipas tij, “Çështja e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare e cila ia njeh këtë mundësi të gjithë shteteve, ashtu siç edhe Shqipëria e ka bërë një gjë të tille prej vitesh. Por, distanca e 12 miljeve nuk zbatohet në gjirin e Sarandës” theksoi ajo duke shtuar se: “Parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur deti territorial i një shteti nuk mbivendoset me detin territorial të shtetit fqinj ku distanca është më e vogël se 24 milje”.
Në fakt në detin “problematick” që ndan Shqipërianë me Greqinë është shumë e vështirë që të gjesh sipërfaqe detare ku ujërat territoriale greke të shkojnë 12 milje. Pjesa më e ngushtë është pjesa e Ksamilit, që është 1.8 milje. Në ngushticën e Ksamilit, pala shqiptare do të marrë 0.6 milje, pala greke do të marrë 0.6 milje dhe 0.6 milje do të jetë si det ndërkombëtar.
Ndërsa kur bëhet fjalë për 12 miljet në ato vende ku ka det të gjërë, ato do ti marrë edhe Greqia edhe Shqipëria.
Prandaj në vend që të shkaktojë panik deklarata e ministrit në ikje që mburret me sukseset e arritura është më tepër një deklaratë propagandistike. Ajo luan në mënyrë populiste me ndjenjat e nacionalistëve grekë, por ajo nuk ka pse shqetëson shqiptarët. Pakti i ri i detit, ende i pazbardhur, mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të ketë shumë probleme, në ndarjen e zonave të pasura me naftë, apo me mënyrën si do të llogariten gjiret e bregdetit të Sarandës, por mëkati i tij nuk është frika simpliste se po ai fallen 12 milje det fqinjëve aty ku ato nuk ekzistojnë. Lapsi.al
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Kumbaro në Athinë: ja projektet e Shqipërisë për përmirësimin e cilësisë së ujërave – VIDEO
20/10/1814:43
NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL IL CONTE DI MONTE CRISTO NË SARANDË
20/10/1814:43
Policia Bashkiake Sarandë ngre alarmin: Po na zaptojnë hapësirat publike me rulot
20/10/1814:43
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
20/10/1814:43
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
20/10/1814:43
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
20/10/1814:43
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
20/10/1814:43
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
20/10/1814:43
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
20/10/1814:43
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
20/10/1814:43
Rezervime
Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
20/10/1814:43
Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
20/10/1814:43
Vila Alvin, Apartament 1+1
20/10/1814:43
Dhoma dyshe në Hotel Mesopotami
20/10/1814:43
Dhomë dyshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
20/10/1814:43
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
20/10/1814:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
20/10/1814:43
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
20/10/1814:43
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
20/10/1814:43
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
20/10/1814:43