Konispolatja i kthen batutën Ramës: Suksese në jetë !

16/12/1612:28

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama teksa ka shpërndarë disa tituj pronësie për banorët e Konispolit, si shqiptarë edhe minoritarë, theksoi se ata jetojnë si vëllezër dhe janë një shembull se si po trajtohet minoriteti nga kjo qeveri.
“Në këtë zonë bashkëjetojnë në harmoni edhe shqiptarë edhe minoritarë, minoritarët e kësaj zone marrin një mesazh shumë të qartë që është mesazhi i Qeverisë sonë se për ne s’ka asnjë dallim, përkundrazi respekt për të gjitha të drejtat dhe për të gjithë ata që bëjnë zhurmë të madhe në Tiranë apo gjetkë për të drejtën e pronës së minoritarëve, ja ku e kanë një shembull kuptimplotë se si respektohet cdo qytetar qoftë me kombësi shqiptare qoftë me kombësi greke. Se për ne ka qenë e qartë me kohë dhe me vakt por jam i bindur se po bëhet e qartë për cdo minoritarë se shptpia e tyre më e sigurtë është PS”, tha Rama.
Rama tha se Bashkia e Konispolit është një nga bashkitë e para që mbyll përfundimisht problemin e legalizimeve dhe të gjithë ata që kanë ndërtuar do të jenë pronarë.
Batutat me banorët:
Rama: Ja, punoi babai, gëzon djali, hajde, ta gëzoni
Djali: S’di cte them.
Rama: S’di ca të thuash, po ca të thuash ti se mos bëre ndonjë punë ti, gëzoju pronës që të bëri babai dhe jepi punës.
Rama nje tjeter djali: Mor falendero babain thuaj baba rrofsh. (vjen tjetri) Ja ky e ka bërë vetë, ky do flasi ky.
Banori: Faleminderit pac fatin e bardhë.
Rama: Sa kohë kishe që e…
Banori: As e mbaj mend vet, ja kam bërë djalit
Rama: Kujdes nga nusja e djalit. (vjen tjetri)
Rama: I Vangjel Dules je ti apo i joni?
Banori: Jam i juaji
Rama: Kthehu këtej
Banori: Ju përshëndes juve dhe qeverinë që drejtoni
Rama: Sa kohë kishe?
Banori: Që në 2006
Rama: S’ta bëri Dulja ëë?
Banori: As Dulja, asnjë
Teksa kur një banore mori certifikaten, dhene nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, ajo perdori edhe nje shprehje: Suksese në jetë, u tha ajo zyrtareve te qeverise.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido denoncon: PBDNJ kërcënoi një qytetar në Himarë vetëm pse më mbështet mua
Vila Abedini në Ksamil kërkon një punonjëse mirëmbajtjeje (Sanitare)
Pas aksidentit rezultoi i dehur, Policia prangos 26-vjeçarin
Vodhi para dhe ushqime në një banesë në Finiq, shpallet në kërkim
Mbushi makinën me naftë dhe pagoi me 50 euro fallso, shpallet në kërkim
Banorët e Qafë Gjashtë ankohen në Saranda Web: Kemi 3 ditë pa ujë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.