Kolegji Zgjedhor certifikon Këshillin Bashkiak Konispol, nesër gjykohet Delvina dhe Finiqi

22/07/1920:06

Shperndaje:


-Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillat bashkiakë. Sot janë certifikuar 7 bashki, ndërsa vendimi është marrë me shumicë absolute 5-0. Këshillat që u certifikuan sot janë të’ Urës Vajgurore, Devollit, Kuçovës, Konispolit, Memaliajt, Përmetit dhe Poliçanit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër. Përballë faktit se KQZ nuk mund të vendoste për këshillat, PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin ku nuk pati surpriza.

Ndërsa nesër do të shqyrtohen 13 të tjera, Mirditë, Finiq, Pukë, Pustec, Pogradec, Vau i Dejës, Mat, Fushë Arrëz, Delvinë, Roskovec, Kavajë, Dropull dhe Peqin.

Certifikimi i hap rrugë mbledhjes së parë të këshillave dhe betimit të kryetarit të ri të bashkisë për çdo njësi vendore. Opozita sot i dërgoi një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkoi pezullimin e dhënies së mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.