KLSH nis hetimin pse ndodhi fundosja e rrugës në Borsh


Pas çarjes në mes dhe fundosjes së Aksit rrugor Sarandë-Borsh si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë duke u bërë e pakalueshme, përveç ARRSH-së edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm për të kryer një auditim për të zbuluar shkaqet e shembjes.
Burime nga KLSH thonë për Report tv se KLSH do të analizojë situatën për të gjetur problematikën përse ndodhi fundosja e rrugës dhe identifikimin e përgjegjësve. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu urdhëroi në mënyrë të menjëhershme verifikimin për procedurat që janë ndjekur për lidhjen e kontratës me kompaninë që ka fituar prokurimin dhe cilësinë e punimeve që janë bërë në terren.

Kompania Salillari e ka rikonstruktuar një vit parë rrugën. Rruga është ndërtuar gjatë viteve 2006 – 2008, ndërkohë që gjatë pranverës së kaluar është bërë riveshje e asfaltit, pasi kishte filluar çarje e asfaltit.
Rruga është çarë në një segment prej 50 metër. Ndërsa më 8 janar zëvendësdrejtori i ARRSH-së Erion Koka tha në Report TV se do të kishte hetim për këtë çështje.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 836 mijë euro për rrugën në Kopaçez, e dëmtuar nga shirat e nëntorit 2025
Lexoni më shumë
Jo më bonus bebesh, pagesë mujore nga 5–10 mijë lekë për fëmijët deri 5 vjeç
Lexoni më shumë
Emily Çobani, një tjetër përfaqësuese nga Saranda në “Miss & Mr Junior Albania 2026”
Lexoni më shumë
Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lexoni më shumë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Lexoni më shumë
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.