KKRRT miraton ndërtimin e “Marina Limion” dhe 2 resorteve turistike në Sarandë

29/12/2021:43

Shperndaje:


Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar lejet për ndërtimin e Portit turistik në Limion dhe 2 resorteve, një në Limion dhe një tjetër që ende nuk duhet vendodhja.
Burime të Saranda Web informojnë se vendimet tashmë janë marrë, pavarësisht se në qytetin e Sarandës nuk ka asnjë diskutim publik për këto projekte.

Vetëm pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i Sarandës ka zhvilluar një mbledhje ku janë miratuar edhe ndryshime në Planin Rregullues të qytetit, por që deri tani për publikun nuk dihet asgjë se çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë plan.
Në faqen e Bashkisë Sarandë nuk ka asnjë informacion për këtë mbledhje, përveç miratimit të buxhetit.

Lejet e miratuara në mbledhjen e KKRRTSH
– Leje Zhvillimi për objektin: “Porti turistik dhe i shërbimeve “Marina Limion” dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k.
– Leje Zhvillimi për objektin: “Resort Turistik me parkim nëntokë”, mc vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqërinë “Alb-Star” sh.p.k.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit
Familja në ankth: 86-vjeçari Kaso Dura zhduket në Berdenesh të Sarandës
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.