Kishte ngarkuar në kamion 33 emigrantë, prangoset nga Policia 38-vjeçari – VIDEO

Transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 10”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Erxhi Sulo 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur Ura e Çukës, Sarandë, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 33 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit
Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.