Kisha e Shën Thanasi, Leshnicë

Kisha e Shën Thanasi, Leshnicë

Kisha Shën Thanasi, Leshnicë ndodhet në Leshnicën e Poshtme dhe aktualisht prej 1 viti ndodhet e rrezuar. Një mbishkrim në hyrje të saj përmendte vitin 1797 në të cilin është ndërtuar. Naosi është I tipit bazilik me kupolë trenefësh, me përmasa të brendshme 8,10 x 5,90 m.


Dy radhë kollonash e ndajnë naosin në tre nefe gjatësore, nga të cilat nefi qendror është në mënyrë të dukshme mjaft më i gjerë dhe më I lartë nga dy nefet anësore. Kollonat lidhen me njera-tjetrën dhe me muret perimetrale me një rrjet harqesh në të gjitha drejtimet. Distanca ndërmjet dy çifteve lindore të kollonave është më e madhe, duke krijuar kështu mundësinë e formimit të një bërthame katrore, të mbuluar me kupolë me një tambar të lartë, si dhe të një nefi tërthor tepër hapësinor. Nefi qendror dhe ai tërthor mbulohen me qemere cilindrike , ndërsa bërthamat e vogla në nefet anësore janë të mbuluara me kësula sferike. Pjesa qendrore e naosit të kujton strukturën në formë kryqi.


Ambienti I altarit është I ngushtë, por hapësira e tij zgjerohet nga dalja jashtë e apsidës së bemës.
Në anën perëndimore naosi lidhet me narteksin, i cili në gjëndjen fillestare ka qenë I hapur me tri arkada në faqet e jashtme të tij. Narteksi është I mbuluar me çati druri pa tavan. Muratura e kishës është shumë e rregullt, e ndërtuar me gurë shtresorë dhe përfundon me një kornizë guri, në formë dhëmbësh sharre. Në pamjen e jashtme bie në sy vëllimi prizmatik I kishës me faqe të rrafshta, I mbuluar me çati dyujëse, nga i cili shkëputen volume I tamburit tetëfaqësh dhe ai I apsidës trifaqëshe. Janë pikërisht këta dy elemente që përmbajnë përpunimin më të pasur arkitektonik. Faqet e tyre janë të gjallëruara me nike të ngushta, të mbuluara nga sipër me harqe tullash.


Në anën veriore të naosit janë ndërtuar dhoma të ndryshme që u shërbenin murgjëve në jetën e tyre të përditshme.
Naosi ndahet nga altari me një tempull të drunjtë në të cilin ka ikona plot art të Shën Thanasit dhe Shënjtorëve të tjerë.
Në pjesën e brendshme naosi është tërësisht me afreske dhe vetëm për këtë ai përbën një monument të vyer social, kulturor dhe fetar.

Kisha Shën Thanasi në Leshnicë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ujësjellësi kërkon tarifa të reja edhe në Delvinë dhe Finiq. Detajet e propozimit të ri
Lexoni më shumë
Kërkohet rritje e tarifës së ujit edhe në Konispol, vendimmarrja shtyhet për muajin e ardhshëm
Lexoni më shumë
Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.