Kim Mehmeti: Në Shqipëri s`kanë privatizuar vetëm rërën, por edhe ujin e detit


Analisti Kim Mehmeti, në programin e tij të së premtes në SYRI TV, komentoi situatën në Shqipëri.
Ai tha se ka një lëvdatë për qeverinë, pas shumë kritikave.
“Mirë bëri Shqipëria që nuk i mbylli kufijtë dhe për herë të parë, Shqipëria u takonte shqiptarëve,” tha Mehmeti.
Ai më pas përshkroi udhëtimet në Shqipëri, duke theksuar disa probleme të turizmit shqiptar, duke e nisur nga hedhja e mbeturinave. Ai nënvizoi edhe një problem tjetër: privatizimin e detit.

“Nuk kanë privatizuar vetëm rërën, por kanë privatizuar edhe ujin e detit dhe e kanë ndarë me grumbuj gurësh. E gjitha kjo tregon se Shqipëria i ngjan një zonje të bukur, që burrin e ka narkoman.

Besoj se ka ardhë koha kur duhet të gjithë të kontribuojmë që kjo zonjë e bukur të jetë në duart e atyre që dinë t’ia ruajnë dhe t’ia shtojnë bukurinë. Që nuk dinë vetëm të marrin, por edhe të japin,” tha Mehmeti.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama publikon takimin me një të ri me aftësi ndryshe: Kërkoi të më takonte
Lexoni më shumë
Rama kërcënon protestuesit: Nuk do të flini dot në hotele dhe nuk do të udhëtoni dot me trena
Lexoni më shumë
Rama paralajmëron ligj të ri: Nuk do të lejojmë në protesta persona me fytyrë të mbuluar
Lexoni më shumë
Oltion Çaçi premtoi rikonstruksionin e Kinoteatrit në 2026, tetori po mbyllet pa punime dhe pa tender
Lexoni më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Lexoni më shumë
Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.