Këtë sezon Saranda pa bulevard, Adrian Gurma: Bëni durim deri vitin tjetër


Ky sezon i ri turistik i cili pritet të hapet së shpejti do e gjejë Sarandën pa shëtitore. Në një intervistë për Abc News kryebashkiaku Adrian Gurma u shpreh se bulevardi i ri do të jetë gati sezonin e ardhshëm.
Kështu këtë verë bulevardi do të vijojë të jetë një kantier ndërtimi. Ndërkohë, që Gurma tha se Saranda ka edhe pika të tjera turistike, sipas tij kjo nuk do i pengojë qytetarët të lëvizin.

“Unë do të thoja që plazhet nuk janë cënuar. Aty do të ketë një fashë lineare. Në pjesën ku punohte mund të mos ketë akses për qytetarët, por kjo nuk do të thotë që qytetarët të aksesojnë këtë linjë. Duke i dhënë akses punimeve në këtë periudhë, operatori është angazhuar që të punojë këtë sezon dhe sezoni tjetër ta gjejë të mbaruar”, u shpreh ai.

Ndërkohë siç ka raportuar më herët Abc News ku qytetarët janë ankuar vazhdimisht se sipas tyre kompania Fusha.shpk hedh mbetjet në det, kryebashkiaku se ato nuk janë mbetje.

Gurma deklaroi se për këtë pjesë do ketë edhe skeptikë, dhe këtyre të fundit kryebashkiaku u kërkoi të kenë durism. Spas tij vitin tjetër ata do të mund të shijojnë ecjen në shëtitoren e re.

“Ne kemi hartuar një plan masash dhe jemi duke punuar, për të bërë të mundur që aksesimi i shëtitores të bëhet në një trajektore tjetër. Për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët që vijnë në Sarandë të kenë mundësi të lëvizin në këmbë, kuptohet jo nëpërmjet bulevardit.

Ato nuk janë mbetje. Ata janë duke zbatuar një projekt. Ka pasur edhe vështirësi që janë kapërcyer dhe puna po vazhdon me ritme të kënaqshme. Sezoni tjetër Saranda do ketë bulevard të përfunduar. Saranda nuk ka vetëm shëtitore, ka shumë pika të tjera që tashmë e kanë bërë markë të turizmit. Do ketë edhe skeptikë, por u themi që të kenë pak durim se vitin tjetër do jenë ata që do shijojnë bulevardin. Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë, kemi marrë garancinë se do mbarojë sezonin e ardhshëm, por ka pasur edhe problematika teknike”, u shpreh ai. /abcnews.al

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.