Kështjella e Onhezmit

19/04/1718:27

Shperndaje:

keshtjella e sarandesKeshtjella e Onhezmit

Onhezmi shfaqet për herë të parë në burimet e shkruara në shek. I p.e.s tek Straboni e Dionisi i Halikarnasit dhe dy shekuj më pas tek Ptolemeu, të cilët e quajnë atë një liman kaon. Duke u nisur nga të dhënat e tyre, dijetarë e udhëtarë të ndryshëm si Pukevili, Liku, Isamberti etj, që në shekullin e kaluar e kanë zgjidhur drejt problemin e identifikimit të tij me rrënojat që dukeshin në qytetin e sotëm të Sarandës, të ngritur në një nga gjiret e pakta të bregdetit të Jonit në Shqipërinë Jugore.
Gërmimet arkeologjike të këtyre viteve të fundit na lejojnë të shohim në dinamikën e zhvillimit të Onhezmit të pranishme në tri faza të njëpasnjëshme të dalluara qartë. Faza e parë përfshin shek. IV-I p.e.s, faza e dytë shek. I-IV të e.s dhe faza e tretë shek. IV-VI të e.s.
Faza e parë përfaqësohet deri tani vetëm nga disa kapitale e kolona jonike dhe ndonjë monedhë. Ka të ngjarë që Onhezmi në këtë kohë të ketë shërbyer si një skelë e Foinikes, që ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Epirit.
Në shek.I të e. sonë, që  përkon me fillimin e fazës së dytë, me situatën e re politike të krijuar pas pushtimit të Ilirisë dhe Epirit nga Roma, vërejmë një zgjerim të venbanimit të Onhezmit dhe kthimin në një skelë që i shërbente Romës për t’u lidhur me krahinat në shpinë të tij dhe sidomokalaja sarandes me Foiniken e rrethinat e saj.​

Keshtjella e Onhezmit

Për praninë e një skele të tillë, krahas burimeve të kohës të përmendura me sipër, flasin edhe gjetja në gjirin e Sarandës e mjaft amforave me forma të larmishme dhe që paraqesin tipa të njohur për Adriatikun Jugor dhe brigjet e Jonit në shek. I-III të e.s.
Ndërmjet monumenteve të zbuluara të kësaj kohe tërheqin vëmendjen mbeturina godinash disa kthinëshe, të cilat janë vendosur pranë bregut të detit.  Dyshemeja e këtyre godinave ka qenë e shtruar me mozaik shumë ngjyrësh. Motivet e përdorura janë një kompozim i ndërlikuar figurash gjeometrike si rrathë, katrore, rombe, trekëndësha, spirale ove, meandre etj, të cilat ndërthuren bukur me njëra tjetrën, motive këto që janë të njohura edhe në qendra të tjera antike të vendit tonë si në Butrint, Apoloni e Dyrrah dhe datohen në shek.II-III të e. sonë.

Në këtë fazë të dytë Onhezmi kishte një shtrirje të gjerë prej hotel”Butrintit” në lindje deri në portin e sotëm në perëndim dhe ndërtesat të cilat, në pjesën më të madhe, kanë dysheme të shtruar me mozaik, janë ngritur pranë bregut dhe, mesa duket, një pjesë e tyre kanë shërbyer si vila ose banesa të shtresave të pasura.
Prania e këtyre nderimeve dhe e nekropolit, dendësia dhe larmia e objekteve arkeologjike, amforat e gjetura në det dhe monedhat, si dhe pasazhi i Dionisit të Halikarnasit për “nderimin e faltores për nder të Afroditës”, tregojnë se Onhezmi në këtë kohë është kthyer në një vendbanim të përhershëm që ka pasur marrëdhënie si me prapatokën e saj, ashtu edhe me Romën dhe ka shërbyer me tepër si një skelë e Foinikes dhe e rrethinave të saj. Kjo ka të bëje edhe me pozitën e favorshme gjeografike dhe gjirin e mbrojtur, që krijonte mundësinë e përdorimit të kësaj skele gjatë gjithë vitit.

Në shek.IV të e.s, që përkon me fillimin e fazës së tretë edhe Onhezmi e ndjeu krizën e rendit skllavopronar dhe, në përshtatje me situatën e re politike të krijuar, ai filloi të fortifikohet me një mur të fuqishëm rrethues, dukuri kjo që vërehet në mjaft qytete të provincave ilire dhe epiriote.
Gërmimet e kryera brenda kështjellës ne japin mundësi të krijojmë një ide më të plotë edhe për ndërtimet në të. Prej tyre përmendim dy banesa të zbuluara në anën perëndimore dhe një në atë lindore.

Ato janë me dy ose tri kthina katërkëndëshe dhe kanë në përbërjen e tyre secila nga një dhe në nje rast edhe dy sterna, sipërfaqja e brendshme e të cilave, pas ndërtimit, është lyer me suva që në muret anësore përbëhet prej gëlqereje dhe rëre të imët, ndërsa në dysheme, së bashku me to, ka edhe pluhur tulle.
Interes të veçantë paraqet zbulimi në pjesën lindore të kështjellës i një bazilike të madhe. Ajo është trinefshe, me arkada mbi pilastra dhe ka në përbërjen e saj edhe disa mjedise ndihmëse. Përmendim prej saj dekorin arkitektonik dhe sidomos mozaikun shumëngjyrësh të dyshemesë. Vlen të theksohet edhe fakti se nën dyshemenë e sipërme të mozaikut është edhe një dysheme tjetër po me mozaik, që është zbuluar vetëm pjesërisht.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Akuzohen se shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona
Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë me drejtues të rinj – EMRAT
ROSSMANN & LALA po kërkon një Punonjëse Dyqani – KASIERE
Zgjatimi i shëtitores së Sarandës deri tek kanali i Çukës premtim i pambajtur
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë
ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.