Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO

20/11/2518:54

Shperndaje:

Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin

 

Delvinë – Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar prej të paktën dy ditësh kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Delvinës dhe zonat përreth. Rrugë kryesore janë bllokuar nga prurjet e ujit dhe inertet, toka bujqësore është përmbytur, ndërsa disa banesa kanë pësuar dëmtime. Rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar edhe automjete, duke detyruar ndërhyrjen me mjete të rënda.

 

 

Prefektja e Vlorës, Evis Allushi, deklaroi se të gjitha strukturat po punojnë në terren për t’iu ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

 

“Delvina është prekur më tepër, kemi pasur situata që i kemi verifikuar nga afër. Banorët janë lajmëruar paraprakisht dhe bashkia ka marrë masat e nevojshme. Ndodhem në pikat më problematike për të ndihmuar sa më shumë banorët që kanë pësuar dëme nga reshjet,” – u shpreh Allushi.

 

 

Në terren është edhe nënprefekti i zonës, Kristaq Kiço, i cili bëri me dije se vijojnë verifikimet për dëmet dhe po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin qytetin me tre fshatrat e bllokuar:

 

“Kryesore është vendosja e komunikimit me 3 fshatrat e bllokuara: Lefterhor, Kakodhiq dhe Varfaj. Sipas informacioneve, do të vendosen tombina për të rikthyer qarkullimin. Gjithashtu do të bëjmë evidentimin e dëmeve për familjet e prekura,” deklaroi Kiço.

 

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, tha se situata po shkon drejt normalizimit dhe se puna po vijon në disa lagje të qytetit.

 

“Reshjet janë ulur dhe aktualisht po ndërhyjmë në rrugën që lidh Delvinën me tre fshatrat e bllokuar. Deri në mesditë do të jetë e mundur qarkullimi i banorëve. Po evidentojmë familjet që kanë pësuar dëme nga përmbytjet dhe po punojmë me mjete të rënda në lagje të ndryshme për të kthyer në normalitet situatën,” tha Veli.

 

Situata pritet të qetësohet, por dëmet janë të shumta

 

Pavarësisht përmirësimit të motit, dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore dhe banesa kërkojnë inspektim të plotë dhe mbështetje për familjet e prekura. Autoritetet lokale njoftojnë se puna do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido njofton qytetarët në Sarandë dhe Ksamil: Do të vij për të dëgjuar përsëri hallet tuaja
Vidhet një banesë gjatë natës: familjarët në dasmë, hajdutët rrëmbejnë 15 milionë lekë
Bougainville Bay në Sarandë kërkon Drejtor Strukture Hotelerie
Hotel Porto Eda në Sarandë kërkon Recepsioniste. Punësim vjetor
PORT SIDE KËRKON TË PUNËSOJË BANAKIER/E PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.